Njoftim Zyrtar!

Njoftohen të gjithë sportdashësit Shkodran që diten e Hane dt. 28.09.2015, Ora 18.00 - 19.00 do të zhvillohet Protestë Masive në rrugën Pedonale përpara godinës së Bashkisë Shkodër.

Kërkohet:
1. Shkarkimi i menjëhershëm i stafit drejtues, për pa aftësi, keqmenaxhim dhe përfitime personale në kurriz të Klubit Vllaznia.
2. Zgjidhje e menjëhershme e situatës në të cilën ndodhet KF. Vllaznia, nëpërmjet gjetjes së një Sponsori apo Presidenti serioz sepse koha tregoi që për 4 vite Bashkia nuk është e aftë të menaxhojë Ekipin e Futbollit Vllaznia.
3. Vendosja e autobusave të cilët paguhen nga taksat tona, për Tifozat që duan të ndjekin Vllaznin në transferta.

Nëqoftëse Presidentja njëkohësisht Kryetaria e Bashkisë nuk e ka kuptuar ende gjendjen alarmante në të cilën ndodhemi atëhere ka ardhur koha t'ia tregojmë. Që ta marrë seriozisht zgjidhjen e këtij problemi dhe ta kuptojë sesa e rëndësishme është VLLAZNIA për Shkodrën dhe gjithë Veriun. Pjesëmarrja është e obligueshme për çdo Tifoz të Vllaznisë.
Në rast se kërkesat tona nuk do të merren per bazë, protestat do të përshkallzohen.

Protesta organizohet nga "Vllaznit Ultras".
Një Jetë, Dy Ngjyra, Një Skuadër!

Komentet