Krerët e klubit shkodran kishin kontaktuar me kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, dhe kishin marrë provimin e tij dhe, për këtë arsye, sot paradite kanë udhëtuar drejt qytetit fqinj për të lënë porositë për stadiumin dhe gjithçka tjetër që duhet për mbarëvajtjen e ndeshjes. Por ata janë përballur me një refuzim të presidentit të Besëlidhjes, Noka, që është njëkohësisht edhe Kryetar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Në një situatë të tillë, gjërat janë përkeqësuar dhe, ndonëse në këtë mes kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e Partizanit për të marrë miratimin, sërish nuk ka patur kthim prapa në vendimin e tij.
Të gjendur në një pozitë të tillë, drejtuesit e Vllaznisë i janë rikthyer edhe njëherë pistës së Pukës dhe ideja është që ndeshja ndaj të kuqve të luhet ditën e hënë në stadiumin “Ismail Xhemali”, ngaqë nesër aty luan Tërbuni vendës me Skënderbeun. Tashmë pritet vendimi i FSHF-së për të parë nëse do pranojë që ndeshja të shtyhet të hënën apo do ta detyrojnë Vllazninë të gjejnë një stadium tjetër.