Kompania gjermane Rogan shfaqa interes për të marrë drejtimin e klubit Vllaznia duke financuar me shuma të mëdha parash. Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare Çlirim Bashi shprehet se ka biseduar me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila ka treguar gatishmërinë e saj për këtë bashkëpunim të mundshëm.
Bashi shprehet se aktualisht Vllaznia ndodhet në një situatë jo të mirë dhe këtë e tregoi edhe me ndeshjen e një ditë me parë teksa shfaqi një lojë të zbehtë.Tashmë kompania gjermane i shtohet kompanive apo personave të interesuar deri në këto moment për të marrë Vllazninë. Pavarësisht këtyre bisedave deri tani ende nuk ka asgjë konkrete dhe situata tek kuqeblutë vijon të jetë e vështirë.
BASHI: NJE KOMPANI GJERMANE E INTERESUAR PER VLLAZNINE