Takimi Vllaznia – Skenderbeu ka perfunduar me rezultatin 0-1. Autori i golit te vetem te ndeshjes qe Arapi, i cili shenoi ne te 15′. Shkodranet u mobilizuan sidomos ne gjysmen e dyte te pjeses se pare per te barazuar, por kampionet e Shqiperise nuk leshuan pe, pavaresisht se po luanin jo me te gjithe lojtaret titullare. Skenderbeu renditet ne vend te 2-te me 6 pike, po aq sa Teuta e vendit te pare. Vllaznia renditet e 9-ta me 0 pike, po aq sa Bylis i vendit te 10 dhe Flamurtari i vendit te 8.

Kronika

Mbyllet takimi. Skënderbebu fiton sfidën me Vllazninë 0-1 me golin e Arapit në minuten 15′ të pjesës së parë.
Akordohen 3 minuta shtesë
87′ Berisha luan me nervat e shkodranëve. Shtubina e shtyn, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë.
85′ Zëvendësim tek Skënderbeu. Del Progni,futet Eskuardinja.
81′ Vllaznia luan për pak minuta në gjysmëfushën e korçarëve, tenton të gjejë hapësirë për të shënuar, por mbyll mirë mbrojtja e Josës.
78′ Zëvendësim tek Vllaznia. Del Bardulla, futet Muhamed.
77′ Olainka përplaset në dyluftim në ajer me Haxhaj, shkodrani mbetet i shtrirë në tokë.
72′ Zëvendësim tek Vllaznia, del Krymi, futet Kapaklia.
68′ Pranë golit korçarët. Nimaga ka rastin t% shënojë me kokë, por pa rezultat.
67′ Berisha shërben për Lilajn në zonë, mesfushori godet menjëherë, por topi ndalet nga Krymi.
64′ Berisha në të majtë rrëmben një top me shpetësi, pason në zonë, tek Lilaj dhe Olainka që nuk kuptohen me njëri -tjetrin, gjuajnë por topi përfundon mbi traversë.
61′ Skënderbeu dominon në gjysmëfushen e shkodranëve. korçarët krijojnë aksione të shpejta, të njëpasnjëshme, por nuk arrijnë të shënojnë.
59′ Goditje këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni.  Largohet topi nga zona, krosim me kokë nga Olainka por topi përfundon jashtë porte.
56′ Zmijani kryen zëvendësimin e parë. Del Ahmeti, futet Dyça.
52′ Korçarët zotërojnë topin, provojnë me anë të Prognit dhe Berishës, por mbyllin mirë shkodranët.
48′ Goditje këndi për korçarët. E ekzekuton Progni, Dragojeviç kontrollon topin.
46′ Berisha gjuan fuqishëm drejt portës shkodrane por pa rezultat.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia 0-1 Skënderbeu.
42+2′ Olainka provon me të djathtën nga distanca, por pret me qetësi portieri Dragojeviç.
Akordohen dy minuta shtesë
42′ Aksion i shkodranëve në zonë, Bardulla dhe Çinari tentojnë të realizojnë por mbyll mirë Shehi.
39′ Progni nga e djathta provon të godasë me të majten e tij potente por mbyll mirë Marku.
37′ Shkodranët protestojnë për faull. Ndërsa Ardit Krymi ndëshkohet me të verdhë.
35′ Nimaga ka rastin të shënojë golin e dytë, por nuk arrin. Gjuan lehtësisht dhe topi përfundon jashtë.
30′ Berisha pason për Nimagën nga e djathta në zonë, sulmuesi gjuan menjëherë por pa rezultat.
27′ E katërta goditje këndi për skuadrën e Skënderbeut. E ekzekuton Progni. Topin e zotërojnë përsëri korçarët.
26′ Progni tenton nga distanca por pa rezultat, topi përfundon jashtë kuadratit.
24′ Haxhaj bën ndërhyrje të gabuar ndaj Berishës, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë.
20′ Korçarët ushtrojnë presion në gjysmëfushën e Vllaznisë.
18′ Josa kryen zëvendësimin e parë të detyrueshëm pasi dëmtohet Salihi, vendin e shkodranit e zë Hristov.
15′ Renato Arapi shënon golin e avantazhit për korçarët. Rrëmujë në gjysmëfushën e shkodranëve, Nimaga kthen topin në qendër, aty ku gjendet Arapi, durrsaku gjuan menjëherë dhe çon topin në rrjetë.
13′ Arberi ndëshkohet me karton të verdhë.
12′ Minutat e para Skënderbeu po zhvillon një lojë më të mirë.
8′ Aksion i korçarëve. Olainka niset me shpejtësi i vetëm në sulm, kalon mbrojtjen veriore, por bllokohet nga portieri shkodran.
7′ Topin e zotërojnë kampionët, shkodranët rikthehen në mbrojtje.
2′ Korçarët e nisin mirë, ndërsa qarkullojnë topin, përpiqen të afrohen në gjysmëfushen e shkodranëve.

Mbyllet takimi. Skënderbebu fiton sfidën me Vllazninë 0-1 me golin e Arapit në minuten 15′ të pjesës së parë.
Akordohen 3 minuta shtesë
87′
Berisha luan me nervat e shkodranëve. Shtubina e shtyn, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë.
85′ Zëvendësim tek Skënderbeu. Del Progni,futet Eskuardinja. 
81′ Vllaznia luan për pak minuta në gjysmëfushën e korçarëve, tenton të gjejë hapësirë për të shënuar, por mbyll mirë mbrojtja e Josës.
78′ Zëvendësim tek Vllaznia. Del Bardulla, futet Muhamed.
77′ Olainka përplaset në dyluftim në ajer me Haxhaj, shkodrani mbetet i shtrirë në tokë. 
72′ Zëvendësim tek Vllaznia, del Krymi, futet Kapaklia.
68′ Pranë golit korçarët. Nimaga ka rastin t% shënojë me kokë, por pa rezultat.
67′ Berisha shërben për Lilajn në zonë, mesfushori godet menjëherë, por topi ndalet nga Krymi.
64′ Berisha në të majtë rrëmben një top me shpetësi, pason në zonë, tek Lilaj dhe Olainka që nuk kuptohen me njëri -tjetrin, gjuajnë por topi përfundon mbi traversë.
61′ Skënderbeu dominon në gjysmëfushen e shkodranëve. korçarët krijojnë aksione të shpejta, të njëpasnjëshme, por nuk arrijnë të shënojnë.
59′ Goditje këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni.  Largohet topi nga zona, krosim me kokë nga Olainka por topi përfundon jashtë porte.
56′ Zmijani kryen zëvendësimin e parë. Del Ahmeti, futet Dyça.
52′ Korçarët zotërojnë topin, provojnë me anë të Prognit dhe Berishës, por mbyllin mirë shkodranët.
48′ Goditje këndi për korçarët. E ekzekuton Progni, Dragojeviç kontrollon topin.
46′ Berisha gjuan fuqishëm drejt portës shkodrane por pa rezultat.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia 0-1 Skënderbeu.
42+2′ Olainka provon me të djathtën nga distanca, por pret me qetësi portieri Dragojeviç.
Akordohen dy minuta shtesë
42′
Aksion i shkodranëve në zonë, Bardulla dhe Çinari tentojnë të realizojnë por mbyll mirë Shehi. 
39′ Progni nga e djathta provon të godasë me të majten e tij potente por mbyll mirë Marku.
37′ Shkodranët protestojnë për faull. Ndërsa Ardit Krymi ndëshkohet me të verdhë.
35′ Nimaga ka rastin të shënojë golin e dytë, por nuk arrin. Gjuan lehtësisht dhe topi përfundon jashtë. 
30′ Berisha pason për Nimagën nga e djathta në zonë, sulmuesi gjuan menjëherë por pa rezultat. 
27′ E katërta goditje këndi për skuadrën e Skënderbeut. E ekzekuton Progni. Topin e zotërojnë përsëri korçarët. 
26′ Progni tenton nga distanca por pa rezultat, topi përfundon jashtë kuadratit.
24′ Haxhaj bën ndërhyrje të gabuar ndaj Berishës, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë. 
20′ Korçarët ushtrojnë presion në gjysmëfushën e Vllaznisë.
18′ Josa kryen zëvendësimin e parë të detyrueshëm pasi dëmtohet Salihi, vendin e shkodranit e zë Hristov.
15′ Renato Arapi shënon golin e avantazhit për korçarët. Rrëmujë në gjysmëfushën e shkodranëve, Nimaga kthen topin në qendër, aty ku gjendet Arapi, durrsaku gjuan menjëherë dhe çon topin në rrjetë.
13′ Arberi ndëshkohet me karton të verdhë.
12′ Minutat e para Skënderbeu po zhvillon një lojë më të mirë. 
8′ Aksion i korçarëve. Olainka niset me shpejtësi i vetëm në sulm, kalon mbrojtjen veriore, por bllokohet nga portieri shkodran.
7′ Topin e zotërojnë kampionët, shkodranët rikthehen në mbrojtje. 
2′ Korçarët e nisin mirë, ndërsa qarkullojnë topin, përpiqen të afrohen në gjysmëfushen e shkodranëve. - See more at: http://www.panorama-sport.com/2015/09/skenderbeu-mposht-vllaznine-ne-puke-vendos-goli-i-arapit/#sthash.Vei2kQry.dpuf

Komentet