Trajneri Luan Zmijani duket se e ka krijuar tashmë një ide përfundimtare se si do të luaj kundër Skënderbeut. Me shumë gjasa, numri 1 i stolit të kuqebluve do t’u japë më shumë përparësi afrimeve të kësaj merkatoje vere. Kundër Skënderbeut, në portë do të luajë malazezi Dragojeviç, ndërsa në mbrojtje, nga e djathta do të vendoset Arbri, nga e majta, Marku, ndërsa në qendër, dyshja Haxhaj-Cicmil. Në mesfushë do të rreshtohen Haxhibuliç, Krymi, Shtubina, Ahmeti dhe Bardulla, ndërsa në sulm, i vetëm do të jetë Çinari

Komentet