Në Federatën Shqiptare të Futbollit sot është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë. Janë 32 skuadra pjesëmarrëse, 10 nga Kategoria Superiore, 20 nga Kategoria e Parë dhe vetëm Tomori e Naftëtari nga Kategoria e Dytë. Ekipet janë ndarë në dy grupe me nga 16 skuadra, në të cilat është përcaktuar rruga e përplasjeve të çifteve deri në gjysëmfinale, aty ku i pret një short i lirë 4 ekipet që shkojnë deri aty. Takimet do të jenë vajtje-ardhje, me sistem eliminimi. Nëse i hedhim një sy skuadrave pretendente për të fituar këtë trofe, Skënderbeu ka shortin më të mirë të mundshëm deri në gjysëmfinale, ku pasi të kalojë Tomorin, e pret një mes Butrintit ose Sopotit dhe më pas, kundërshtari më i fortë i mundshëm mund të jetë Vllaznia. Ndërsa Laçi, fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, i duhet të kalojë Besën fillimisht, për të pritur pastaj fituesin e çiftit Dinamo-Bylis. Pra, rivalë me eksperiencë në këtë kompeticion.
Ja shorti dhe datat e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë
Turi i Parë Eliminator (1/16) – 16.9.2015 dhe 30.9.2015
Grupi A Grupi B
Tomori-Skënderbeu (A1) Naftëtari-Kukësi (B1)
Korabi-Partizani (A2) Erzeni-Tirana (B2)
Besa-Laçi (A3) Gramshi-Flamurtari (B3)
Pogradeci-Vllaznia (A4) Ada-Teuta (B4)
Shkumbini-Apolonia (A5) Kamza-Elbasani (B5)
Dinamo-Bylis (A6) Burreli-Tërbuni (B6)
Luftëtari-Lushnja (A7) Kastrioti-Besëlidhja (B7)
Sopoti-Butrinti (A8) Iliria-Mamurrasi (B8)
Turi i Dytë Eliminator (1/8) – 21.10.2015 dhe 4.11.2015
Grupi A Grupi B
A8 – A1 (C1) B8 – B1 (T1)
A7 – A2 (C2) B7 – B2 (T2)
A6 – A3 (C3) B6 – B3 (T3)
A5 – A4 (C4) B5 – B4 (T4)
Turi i Tretë Eliminator (1/4) – 3.2.2016 dhe 17.2.2016
Grupi A Grupi B
C4 – C1 T4 – T1
C3 – C2 T3 – T2
Turi i katërt Eliminator (1/2 Finale) – 6.4.2016 dhe 20.4.2016
Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur