Në rrethana të tilla, ai ka hyrë menjëherë në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë, që e kërkonin prej kohësh dhe ka arritur akordin me të. Për këtë arsye, 27 vjeçari, sot në mesditë ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku ka mbyllur gjithçka me klubin kuqeblu dhe vetëm për arsye proceduriale ka mbetur firmosja e kontratës për paraditen e nesërme dhe prezantimi i tij para mediave. Kjo konfirmohet nga faqja zyrtare e Vllaznisë, e cila, kësisoj, i uron mirëseardhjen Polizoi Arbrit.

Me marrjen e këtij futbollisti, shkon në shtatë numri i blerjeve për këtë ekip. Nga të ardhurit, një është portier, Dragojeviç, tre janë mbrojtës, Cicmil, Haxhaj dhe Arbri, dy janë mesfushorë, Selmani dhe Ahmeti, si dhe një sulmues, Paviçeviç. Megjithatë, blerjet për Vllazninë duket se nuk do të ndalen këtu, sepse në ditët në vijim priten të tjera përforcime. Mësohet se po tentohet marrja e të paktën një sulmuesi tjetër.

Komentet