Në janar ishte shumë pranë kalimit te Kukësi, por më pas zgjodhi të luajë edhe 6 muaj në Kosovë, me Trepça ’89. Tashmë po sheh mundësinë që të bashkohet me Vllazninë dhe, nëse ndodh kjo, atëherë ai do të bëhet kosovari i tretë që do të firmosë me këtë skuadër, pas Adnan Haxhajt dhe Berat Ahmetit. Ndërkohë, prej disa ditësh në stërvitje me ekipin është bashkuar edhe lojtari shkodran i ardhur nga Italia, Spartak Borshi. Mesfushori 21 vjeçar nuk u aktivizua në ndeshjen e djeshme miqësore dhe ky mund të jetë një tregues që shumë shpejt ai do të largohet nga skuadra.
Kreshnik Lushtaku i bashkohet Vllaznisë në Slloveni
I vëllai i mesfushorit Kushtrim Lushtaku, që luajti sezonin e kaluar me Kukësin, do të qëndrojë disa ditë pranë kuqebluve, me idenë për të firmosur më pas me të. Nevoja për marrjen e lojtarëve të tjerë ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të hedhin sytë sërish nga merkatoja. Për këtë arsye, ditën e djeshme është bashkuar me skuadrën në stërvitje në Slloveni edhe sulmuesi kosovar Kreshnik Lushtaku. I vëllai i mesfushorit Kushtrim Lushtaku, që luajti sezonin e kaluar me Kukësin, do të qëndrojë disa ditë pranë kuqebluve, me idenë për të firmosur më pas me të. 20-vjeçari ka qenë golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit kosovar, me 12 gola, dhe konsiderohet një element me shumë të ardhme.