Trajneri Zmijani e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë Dragojeviç; në mbrojtje Gurishta, Cicmil, Pjeshka, Marku; në mesfushë Borshi, Krymi, Bardulla, Shtubina dhe në sulm Çinari e Kabuni. Ka qenë sulmuesi Kabuni që ka realizuar golin e parë të ndeshjes, ndërsa më pas kanë qenë vendwsit që kanë barazuar rezultatin dhe pjesa e parë do mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1. Në fillimin e pjesës së dytë kuqeblutë kanë fituar një 11-metërsh, që është kthyer në gol nga portieri Dragojeviç.

Pas tij, do ishte radha e Bardullës për të shënuar nga një goditje dënimi prej 18 metrash, ndërsa golin e katërt do ta shënonte Dyca, një eurogol nga 25 metra distancë. Në fund të takimit do të shënohej edhe goli i dytë për vendwsit, që do vuloste rezultatin përfundimtar 4-2 në favor të Vllaznisë. Në këtë pjesë loje trajneri Zmijani ka aktivizuar të gjithë futbollistët që ka patur në dispozicion, përfshi edhe shkodranin e ardhur nga Italia, Borshi, i cili luan si mesfushor. Të dielën mendohet që shkodranët të luajnë miqësoren e dytë, megjithatë, ende nuk është mësuar emri i kundërshtarit.

 

Komentet