Trajneri Zmijani e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë Dragojeviç; në mbrojtje Gurishta, Cicmil, Pjeshka, Marku; në mesfushë Borshi, Krymi, Bardulla, Shtubina dhe në sulm Çinari e Kabuni. Ka qenë sulmuesi Kabuni që ka realizuar golin e parë të ndeshjes, ndërsa më pas kanë qenë vendwsit që kanë barazuar rezultatin dhe pjesa e parë do mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1. Në fillimin e pjesës së dytë kuqeblutë kanë fituar një 11-metërsh, që është kthyer në gol nga portieri Dragojeviç.
Pas tij, do ishte radha e Bardullës për të shënuar nga një goditje dënimi prej 18 metrash, ndërsa golin e katërt do ta shënonte Dyca, një eurogol nga 25 metra distancë. Në fund të takimit do të shënohej edhe goli i dytë për vendwsit, që do vuloste rezultatin përfundimtar 4-2 në favor të Vllaznisë. Në këtë pjesë loje trajneri Zmijani ka aktivizuar të gjithë futbollistët që ka patur në dispozicion, përfshi edhe shkodranin e ardhur nga Italia, Borshi, i cili luan si mesfushor. Të dielën mendohet që shkodranët të luajnë miqësoren e dytë, megjithatë, ende nuk është mësuar emri i kundërshtarit.
Vllaznia e nis me fitore përgatitoren e Sllovenisë
Zmijani ka aktivizuar të gjithë futbollistët që ka patur në dispozicion, përfshi edhe shkodranin e ardhur nga Italia, Borshi, i cili luan si mesfushor.Të dielën mendohet që shkodranët të luajnë miqësoren e dytë, megjithatë, ende nuk është mësuar emri i kundërshtarit Vllaznia e ka nisur me fitore serinë e takimeve miqësore që po zhvillon në përgatitoren e Sllovenisë. Në përballjen e sotme ndaj ekipit vendas Dravograd, ajo ka arritur të fitojë me rezultatin 4-2. Kuptohet, niveli i kundërshtarit nuk ka qenë shumë i lartë, ngaqë ai merr pjesë në ligën e tretë të këtij vendi, megjithatë, e rëndësishme është u zhvillua një përballje, e cila do ta ndihmojë stafin teknik për të parë nga afër gjendjen e skuadrës.