Stafi teknik i kuqebluve kishte menduar zhvillimin e një ndeshje miqësore me Besëlidhjen, por trajneri i kësaj të fundit, Kreshnik Krepi, ka thënë se skuadra e tij nuk ishte gati për një ndeshje të tillë, ngaqë e ka filluar me vonesë fazën përgatitore. Lezhjanët kanë kërkuar që miqësorja të luhej të mërkurën e ardhshme, megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë, ngaqë kuqeblutë pritet që të hënën të lëvizin jashtë Shqipërisë për fazën përgatitore.
Moszhvillimi i ndeshjes me Besëlidhjen ka bërë që stafi i Vllaznisë të mos mendojë fare për gjetjen e një tjetër kundërshtari për miqësoren e nesërme. Thjesht do të ketë një test kontrolli brenda familjes, teksa formacioni i parë do të vihet përballë të dytit. Në këtë ndeshje do të luajë edhe mbrojtësi i ardhur për provë Hamels Hoxha, i cili në seancën e parë me kuqeblutë ka lënë përshtypje të mirë, megjithatë, kjo nuk mjafton, sepse për të firmosur kontratë me skuadrën shkodrane, atij i duhet të bindë plotësisht trajnerin Zmijani.
Vllaznia nuk gjen rival për miqësore, ka vetëm test
Stafi teknik i kuqebluve kishte menduar zhvillimin e një ndeshje miqësore me Besëlidhjen, por lezhjanët nuk kanë qenë gatiDo të ketë një test kontrolli brenda familjes, teksa formacioni i parë do të vihet përballë të dytit. Në këtë ndeshje do të luajë edhe mbrojtësi i ardhur për provë Hamels Hoxha. Pasditen e sotme ishte planifikuar që ekipi i Vllaznisë të zhvillonte ndeshjen e pestë miqësore, por në fakt nuk do të ndodhë kështu. Arsyeja është se mungon kundërshtari dhe, për këtë, trajneri Zmijani ka menduar të zhvillojë vetëm një test kontrolli brenda familjes. Ajo do të zhvillohet pasdite dhe më pas futbollistët do të lihen pushim për fundjavë.