Këtë gjë ai e ka konfirmuar për “telesport.al”, kur ka thënë: “Jam ende i pavendosur dhe nuk mund të them me saktësi se ku do të luaj. Kam patur shumë oferta kohët e fundit, por dy janë mundësitë më të mëdha për të luajtur në sezonin e ri, ose në Shkodër, ose në Vlorë. Janë dy qytete dhe dy skuadra që kam më për zemër dhe fakti që kam luajtur me to dhe jam ndjerë mirë, më bën të mendoj se edhe në sezonin e ri gjasat janë që të jem pjesë e skuadrës së njërit prej këtyre dy qyteteve.”

Kur e pyesim se kur mund të firmosë, Kruja përgjigjet: “Ende nuk e di me saktësi se kur do të vendoset përfundimisht, sepse nuk është vetëm në dorën time, megjithatë, këto janë preferencat që kam, por kjo gjë brenda pak ditësh besoj se do të marrë zgjidhje”. Kruja e ka thënë dëshirën e tij. Tashmë është në dorën e klubit aran Al Hajer, që zotëron kartonin e tij, të vendosë se çfarë do të bëjë me lojtarin, për të cilin ka paguar 70 mijë dollarë në arkën e klubit të Vllaznisë.

Komentet