Gocaj, cila është arsyeja e mungesës në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë? 
Nuk kam patur dijeni se kur do të fillonte stërvitja dhe për këtë arsye nuk kam qenë i pranishëm. Unë kam qenë me pushime dhe askush nuk më ka lajmëruar për këtë gjë. Kjo është e vërteta.

 

Do të jeni i pranishëm në seancën e radhës? 
Pres ndonjë telefonatë nga ana e drejtuesve të skuadrës për të më lajmëruar se kur do të zhvillohet ajo dhe natyrisht që do të marr pjesë. Megjithatë, dua të bisedoj sa më parë me drejtuesit e klubit për të ardhmen time.

 

Por, a keni kontratë ju me klubin?
Po, kam kontratë, por në të është e shkruar se në fund të sezonit të parë, pra tani, zgjatja e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm do të bëhet me marrëveshje dypalëshe.

 

Kjo do të thotë se nëse nuk merreni vesh, do të largohesh nga Vllaznia?
Normal që kështu do të ndodhë. Nëse nuk gjejmë gjuhën e përbashkët, do të jem i detyruar të largohem, ndonëse dëshira ime është të luaj sërish për Vllazninë.

 

Sa shanse ka për të qëndruar tek Vllaznia dhe sa për t’u larguar? 
Me thënë të drejtën, këto ditë jam duke pritur të shoh qëndrimin e drejtuesve të Vllaznisë. Besoj se tash sa vjet këtu e ndiej të detyrueshme të mos largohem në këtë mënyrë. Po pres t’i takoj drejtuesit e klubit dhe të sqaroj sa më parë pozicionin tim, sepse koha nuk pret. Edhe unë jam i detyruar t’u kthej përgjigje ekipeve që më kanë bërë ofertë.

 

Ka ndonjë emër të këtyre ekipeve?
Mund të them vetëm se janë skuadra të kampionatit shqiptar dhe për 2-3 ditë do t’i merrni vesh emrat e tyre.

Komentet