Vllaznia nis përgatitjet për sezonin e ri 2015-2016
Nën drejtimin e dyshes Zmijani â Dibra, ekipi i Vllaznisë ka zbritur në fushën âReshit Rusiâ për të zhvilluar seancën e parë stërvitore për sezonin e ri futbollistik 2015-2016. Shkodranët janë rikthyer në fushë pas dy javësh pushim dhe seanca e sotme stërvitore ka nisur në orën 17:30 dhe ka zgjatur deri në orën 18:30, pra rreth 1 orë stërvitje.
Përsa i përket situatës në të cilën ndodhet ekipi shkodran dhe lojtarët aktual që bëjnë pjesë tek ky ekip, vlen të përmendet se:
- Futbollisti Arlind Kalaja nuk është akoma i gatshëm për ekipin e Vllaznisë dhe do ti duhet për të pritur edhe disa ditë të tjera për të zbritur në fushë. Ai nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore, por ka ndjekur nga afër shokët e ekipit.
- Kapiteni Beqiri dhe mbrojtësi Kraja nuk janë aktivizuar me grupin e lojtarëve të tjerë, por kanë zhvilluar vrapime të lehta përreth fushes. Beqiri mund të ketë pësuar një dëmtim në ditët e fundit, ndërsa Kraja vazhdon të âvuajëâ dëmtimin që e la jashtë fushave të lojes gjatë gjithë sezonit të kaluar. Por, është rikthyer mesfushori Bardulla, i cili është rikuperuar plotësisht.
- Hepaj dhe Kabuni mund të cilësohen si dy âafrimeâ të reja të ekipit shkodran. Edhe pse në moshe të re, këto lojtarë janë rikthyer tek ekipi shkodran, pasi sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e dy ekipeve të tjera. Hepaj ka luajtur për Veleçikun e Koplikut, ndërsa Kabuni ka qenë pjesë e Tërbunit të Pukës. Të dy këto lojtarë kanë dalë nga Akademia Vllaznia dhe me shumë mundësi, sezonin e ardhshëm, do të jenë pjesë e kuqebluve.
- Portjeri Selimaj, mbrojtësit Sykaj, Baci dhe Gocaj, sulmuesit Guri dhe Hajdari, nuk kanë qenë të pranishëm në seancën stërvitore. Nëse Selimaj pritet të rikthehet në ditët në vazhdim, pasi vuan edhe ai nga një dëmtim, pesë lojtarët e tjerë mund të mos jenë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri. Baci dhe Hajdari kanë rënë dakort me ekipin shkodran për tu larguar dhe do të përpiqen të gjejnë një ekip tjetër për të vazhduar karrierën e tyre, ndërsa për Gocajn, Sykajn dhe Gurin situata nuk është e qartë.
- Gjithashtu, kanë munguar edhe tre të rinjtë: Sherri, Gurishta dhe Krymi, por këto lojtarë janë në grumbullim me Kombëtaren Shqiptare U-21 dhe priten të rikthehen tek ekipi i Vllaznisë pas dy ditësh.
- Edhe pse emrat e tyre po përfliten shumë në këtë merkato verore, Lika dhe Tafili kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme stërvitore. Tafili ka pasur disa oferta nga ekipet e Superiores, ndërsa Lika flitet se është shumë pranë ekipit të Partizanit. Me shumë mundësi, e ardhmja e këtyre lojtarëve do të mësohet nga fundi i Qershorit, por në këto dy javë ata do të jenë pjesë e ekipit të Vllaznisë.