Në një prononcim për Smajli ndihet i gatshëm të afrohet tek ekipi kuqeblu. “Të them të drejtën kam lexuar vetëm në Facebook për një rikthim timin te Vllaznia dhe normalisht më bëhet qejfi. Deri në këto momente që po flasim bashkë nuk kam asnjë kontakt nga drejtusit kuqeblu. Smajli ka qenë dhe është i gatshëm të rikthehet në shtëpinë e tij, që është Shkodra dhe Vllaznia.
Nga Vllaznia nuk jam larguar asnjëherë me dëshirë dhe këtë e di e gjithë Shkodra. Vllaznia është dhe do të mbetet në zemrën time. Me të nuk kam bërë kurrë pazare. Ish-presidenti Valter Fushaj dhe miku im Armir Grima më njohin shumë mirë. Jam i gatshëm në çdo moment të rikthehem te Vllaznia, por një gjë e tillë të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që të mos jetë vonë pastaj”, – thotë Smajli.
Lidhur me të ardhmen e tij, ngaqë është futbollist i lirë, mbrojtësi lezhjan nuk është fort i qartë, por një sy dhe një vesh e ka nga Shkodra: “Nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë. Ndoshta mund të takohem këto ditë me drejtuesit e Vllaznisë dhe shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt”.