Më pas e kanë marrë fjalën dy prej këshilltarëve që kanë qenë gjithnjë kritikë ndaj Vllaznisë, Erogen Brajoviç dhe Armando Pali. Ata, ndër të tjera, kanë deklaruar se dy drejtuesit e lartë të klubit, administratori dhe drejtori sportiv minimumi që duhej të bënin ishin të jepnin dorëheqjen, ngaqë nuk kanë realizuar objektivat. Në fakt, se për çfarë objektivash e kishin fjalën, këtë askush nuk e di. Por ndërkohë ajo që ka bërë përshtypje ka qenë edhe heshtja e pesë anëtarëve të bordit, të cilët kanë qenë njerëzit që kanë menaxhuar gjithçka në klub, që nga muaji nëntor e deri më tani.
Megjithatë, në fund të mbledhjes është rënë dakord që vetëm për çështjen e Vllaznisë të kishte edhe një mbledhje tjetër të fundit të këtij mandati për këtë këshill dhe ajo do të zhvillohet deri më datë 10 qershor. Në këtë mbledhje është lënë detyrë që drejtuesit aktualë të klubit të raportojnë në lidhje me shpenzimet e bëra që nga fillimi i këtij viti dhe deri më tani dhe po ashtu do të shihet mundësia edhe për të gjetur fonde për periudhën e vazhdimësisë së punës për pjesën e mbetur deri në nisjen e funksionimit të Këshillit të Ri Bashkiak.
Vllaznia, sërish temë debatesh në Këshillin Bashkiak
Edhe në mbledhjen e sotme, që pritej të ishte e fundit për këshillin aktual të Bashkisë Shkodër, nuk kanë munguar debatet dhe akuzat. Kur dukej se gjërat po shkonin ashtu si duhet në diskutimin e të gjitha pikave të rendit të ditës, ka mjaftuar marrja e fjalës nga nënkryetari i bashkisë, Ahmet Omi, ajo që i ka hapur rrugë debateve. Omi në fjalën e tij ka bërë të ditur se ishte caktuar nga ana e kryetarit të bashkisë si dhe nga ana e Bordit Mbikëqyrës të Klubit të Futbollit Vllaznia për të menaxhuar situatën në këtë periudhë para dhe pas zgjedhjeve të pushtetit lokal. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer disa prej këshilltarëve, teksa ndonjëri prej tyre kuptohet që kërkonte të dinte se me çfarë kompetencash kryebashkiaku dhe anëtarët e bordit e kishin caktuar atë për të menaxhuar situatën te Vllaznia në këtë periudhë.