Në fillim u përfol se ishte Elbasani skuadra e përzgjedhur, por pista e verdhebluve ra shumë shpejt edhe nga vetë përgënjeshtrimi i drejtuesve të klubit italian.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se vizita e presidentit Seti në FSHF, pak muaj më parë, ka bërë që presidenti i ekipit të Serisë A “t’i kopsitë” gjërat për nisjen e bashkëpunimit dhe menaxhimit. Presidenti i Veronës u pa së bashku me Armand Duken në “Qemal Stafa” që të ndiqte ndeshjen Tirana-Vllanzia në prill dhe më pas pati një takim mes tyre në FSHF.

Panorama Sport

Komentet