Mëdyshja – Por, edhe pse ka respektuar dhe respekton interesimin e tyre, për momentin ai nuk ka bërë asnjë hap përpara në këtë drejtim. Kjo për faktin se siç thotë vetë ai, “në një farë mënyre akoma nuk kam sqaruar pozicionin tim në klubin Vllaznia”, me të cilin e përfundoi sezonin që sapo u mbyll. Për këtë Tafili i konsideruar edhe si një futbollistët më në formë të Vllaznisë në sezonin, që sapo u mbyll sqaron se dëshira e tij është “për të qëndruar tek Vllaznia që t’i shërbej Vllaznisë edhe në sezonin e ardhshëm futbollistik”, duke vijuar të mbajë të veshur këtë fanellë të rëndë siç konsiderohet në opinionin sportiv shkodran dhe më gjerë.

Negociatat – Për këtë ai thotë se: “Kam biseduar gjatë ditëve të fundit me trajnerin Luan Zmijani dhe që gjatë kësaj jave që sapo nisi do të ulem të bisedoj edhe me drejtuesit e klubit për të diskutuar në lidhje me firmosjen e një kontrate të re. Nëse marrëveshja që më ofrohet do t’i përmbushë kërkesat e mia personale nuk kam ndërmend të largohet nga klubi kuqeblu”.

Ndërkohë, një element tjetër që e nxit Tafilin është edhe familja e tij e re, që e ka të nevojshme praninë e tij, por edhe rrethi më i gjerë familjar dhe ai shoqëror që po lobojnë në mënyrë që ai të mos largohet nga Shkodra. Gjithsesi, sipas tij është ende herët për të vendosur një gjë të tillë, pasi akoma nuk është mbyllur muaji maj, ndërsa mesi i qershorit do të jetë momenti më i favorshëm për të vendosur për një çështje të tillë.

3 sezone

Ka Alsid Tafili që luan me skuadrën e Vllaznisë. Në fakt ai ka dalë nga ekipet e moshave kuqeblu, por pas disa vitesh shtegtim në skuadra si Elbasani, Tërbuni, Laçi, Teuta, Panahaiki në Greqi dhe KF Liria në Kosovë, shkodrani në 2012-n u kthye te skuadra “mëmë”.

Sport Ekspres

Komentet