Vllaznia ka humbur 1-2 pasditen e se merkures ndaj Skenderbeut ne Kor?e ne kuadrin e javes se 23-te te Superliges. Pavaresisht 8 mungesave qe kane patur shkodranet ne kete ndeshje, ata jane paraqitur pergjithesisht mire dhe sidomos ne pjesen e pare nuk u kane lene shume hapesira kor?areve per te rrezikuar. Nuk do ndodhte e njejta gje me fillimin e pjeses se dyte kur Skenderbeu e rrit presion nderkohe qe shkodranet ?ahet ne qender te mbrojtjes, pikerisht aty ku luajne dy lojtaret me pervoje, Kraja dhe Smajli. Do ndodhte keshtu ne minute e 51-te te ndeshjes kur Daniel Xhafaj del I vetem perballe Vujadinovi? duke shenuar dhe zhbllokuar rezultatin. Tete minuta me vone, do vinte edhe goli I dyte per vendasit. Krosi I Muzakes, gjen te pambuluar Plakun shume prane portes dhe sulmuesi nuk e ka te veshtire te dergoje topin ne rrjete. Kaq ka mjaftuar qe ne stadiumin e Kor?es te mos mendonin me per kete ndeshje pasi mendja e tyre ishte ne stadiumin e Krujes, aty ku Teuta kryesuese luante ndaj La?it. Pikerisht goli I shkodranit Vucaj qe luan per lacianet, ka bere qe ne Kor?e te shpertheje festa sepse me kete humbje te durrsakeve, eshte serish Skenderbeu qe ngjitet ne krye te renditjes se Superliges dhe tashme eshte vetem nje hap larg titullit kampion. Ne fundin e ndeshjes te luajtur pasditen e sotme ne Kor?e, sulmuesi shkodran Jurgen Gjini ne minutat shtese do te shenonte golin e vetem per Vllaznine dhe ne kete menyre, I gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e Skenderbeut 2-1. Shkodranet edhe pas javes se 23-te mbesin ne kuoten e 30 pikeve duke patur mendjen tashme tek ndeshja e fundjaves ne Shkoder me Tomorin.

Komentet