Grupimi i tifozëve shkodranë "Vllaznit Ultras" sot nuk ka qenë prezent në stadiumin "Loro Boriçi" për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Ata kanë qenë prezent në ambjentet pranë stadiumit por nuk kanë preferuar të hyjnë brenda në tribunat e tij në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit Vllaznia. Ka ndodhur kështu ngaqë këta të fundit nuk kanë pranuar t'ua hapin këtyre tifozëve tribunën pas porte, atë që njihet si "10-shja". "Vllaznit Ultras" kanë preferuar si mbarë tifozëritë e tilla në botë, të qëndrojnë pas porte por kjo shpeshherë u mohohet. Madje, sot ata e kanë kërkuar me ngulm qëndrimin në këtë tribunë edhe pas problemeve që kanë patur në ndeshjen e kaluar me Kastriotin ku janë keqtrajtuar nga policia.
"Nuk arrijmë ta shpjegojmë këtë çfarë po ndodh me ne. Drejtuesit e klubit Vllaznia duket se nuk na duan në stadium. Themi kështu sepse nuk ka sesi shpjegohet fakti që nuk na hapet tribuna pas porte për të qëndruar në vendin tonë të zakonshëm"-sqaron një nga pjestarët e këtij grupimi.
Mungesa e këtij grupimi në ndeshjet e sotme, ka ndikuar edhe në atmosferën e stadiumit. Për 90 minutat e zhvillimit të saj, për asnjë moment, askush nuk brohoriti njëherë "Vllaznia, Vllaznia". Përkundrazi në fund, tifozët shkodranë filluan të brohorasin dhe duartrokasin për Flamurtarin.
Shkodra Sport

Komentet