Tifo-grupi ultras i Vllaznise ka dhene nje komunikate ne lidhje me ate se cfare ka ndodhur te shtunen ne stadium ne ndeshjen Vllaznia - Kastrioti. Ato kane shprehur keqardhje per menyren se si jane trajtuar ne stadium edhe denojne te gjithe ato qe duan te strumentalizojne Vllaznine per fiksime rezultati.
Ja dhe deklarata e plote e tyre:
Para hyrjes në stadium na kërkohet nga "Administratori" i Vllaznisë dhe nga sigurimi që të ndërrojmë tribunë për arsye siguriet. Me mirëkuptim për të mirën e ekipit tonë të zemrës dhe me shpresë që këtu nuk ka diçka të kurdisur, pranojmë. Fillon ndeshja bashkë me të dhe animi jonë, edhe pse Vllaznia kalon në disavantazh, ne nuk dorëzohemi duke kënduar, barazohet ndeshja dhe ndezet atmosfera, pa asnjë arsye, pas pak minutash vërejmë që përpara nesh rreshtohen polic me uniforma dhe "civil". E theksojmë Civil sepse nga këto "civilët" vijnë provokimet e para, më pas nga 1 person që e mbante veten "shef" pa uniformë vjen konfliti fizik drejtuar ndaj një antarit tonë me arsyetimin sepse dispononte mjet piroteknik, mundohemi ta ndalojmë këtë dhunë të policisë, dhe pasi kontrrollohet imtësisht nuk i gjendet asnjë mjet i tillë. Më pas të gjendur nën presion, për të gjetur arsyen dhe shkaktarin përse u shkaktua gjithë ai kaos, dhe të gjendur vetë ato në faj, arrestohet Amigo i VU-s me arsyetimin për fyerje. Fyerje ndaj kujt??? Ndaj një personi që nuk identifikohej si polic dhe që s'mbante asnjë uniformë dalluese të Policisë së Shtetit??? Mbas kësaj padrejtësie në formë proteste ne Vllaznit Ultras lëshojmë stadiumin, por të pa dorëzuar ndaj dikujt që pretendon për të zbatuar ligjin, duke arrestuar persona të pafajshëm...
Pas shumë përpjekjeve lirohet Amigo i VU-s, të mbetur pa fjalë ndaj kësaj dhune, dhe duke shpresuar që mbas këtyre ngjarjeve nuk fshihen persona të tretë që kane lidhje me moskundërshtimin nga ana jonë e rrezultateve të fiksuara ta harrojnë që mund të na bëjnë presion dhe mund ta kontrrollojnë fjalen tonë nëpërmjet këtyre veprimeve...
Ne jemi dhe mbetemi tifoza ultras të Vllaznisë, si mirë edhe keq por kurrë nuk do e mbështesim Vllazninë kur rrezultatet janë të fiksuara nga disa persona që kërkojnë vetëm të përfitojnë duke mos pasur rrespekt as për tifozat që sakrifikojnë duke e mbështetur kudo e as për historinë e këtij ekipi dhe ngjyrat kuq e blu...

Një Jetë Dy Ngjyra Një Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS