B?rnovi? m? i paguari te Vllaznia
erkatoja e janarit vlen rreth 63 mij? euro p?r klubin e Vllaznis?. K?t? shum? do ta p?rfitojn? kat?r lojtar? t? huaj, n? nj? periudh? kohore prej 4 muajsh. Futbollist? si: Nenad B?rnovi?, Ivan Jablan, Gordan Vuk dhe Sergi Moreno, kan? firmosur p?r klubin shkodran nj? kontrat?, e cila zgjat deri n? fund t? muajit maj, kur dhe mbyllet praktikisht sezoni futbollistik. ?Panorama Sport? ka zbuluar pagat e blerjeve t? janarit dhe, sipas burimeve t? sigurta pran? klubit, m?sohet se fantazisti malazez B?rnovi? ?sht? lojtari m? i paguar i Vllaznis?. Ai do t? p?rfitoj? 5500 euro n? muaj, nd?rsa n? total p?r k?t? pjes? t? mbetur t? sezonit, nj? shum? prej 22 mij? eurosh. N? momentin e firmosjes s? kontrat?s, lojtari 32- vje?ar ka marr? 11 mij? euro kesh.
Merkatoja e janarit vlen rreth 63 mijë euro për klubin e Vllaznisë. Këtë shumë do ta përfitojnë katër lojtarë të huaj, në një periudhë kohore prej 4 muajsh. Futbollistë si: Nenad Bërnoviç, Ivan Jablan, Gordan Vuk dhe Sergi Moreno, kanë firmosur për klubin shkodran një kontratë, e cila zgjat deri në fund të muajit maj, kur dhe mbyllet praktikisht sezoni futbollistik. “Panorama Sport” ka zbuluar pagat e blerjeve të janarit dhe, sipas burimeve të sigurta pranë klubit, mësohet se fantazisti malazez Bërnoviç është lojtari më i paguar i Vllaznisë. Ai do të përfitojë 5500 euro në muaj, ndërsa në total për këtë pjesë të mbetur të sezonit, një shumë prej 22 mijë eurosh. Në momentin e firmosjes së kontratës, lojtari 32- vjeçar ka marrë 11 mijë euro kesh. Bërnoviç vlerësohet nga drejtuesit e klubit, por edhe nga trajneri Rudi Vata, si blerja më cilësore e Vllaznisë në janar. Deri më tani malazezi nuk është se ka bërë diferencën në ekipin shkodran, por gjithsesi duhet thënë se ka vuajtur nga një dëmtim që pësoi në fazën përgatitore. Në ndeshjen ndaj Skënderbeut Bërnoviç luajti si titullar duke bërë një paraqitje të mirë.
Të tjerët - Nga futbollistët e huaj, i dyti më i paguar është sulmuesi Ivan Jablan, i cili përfiton 3750 euro në muaj. I ardhur te Vllaznia pas një eksperience të gjatë në kampionatin malazez, ku dhe është shquar si golashënues, Jablan ende nuk ka arritur të shënojë për kuqeblutë. Në total ai do të përfitojë 15 mijë euro deri në fund të sezonit, por nëse Vllaznia merr pjesë në Kupat e Evropës atëherë do të vazhdojë të luajë edhe në ndeshjet ndërkombëtare. Kjo është një klauzolë e vendosur nga klubi për të gjithë futbollistët, të cilët kanë firmosur në merkaton e janarit. Ndërkohë lojtari i tretë më i paguar renditet mbrojtësi kroat, Gordan Vuk. Ky i fundit firmosi për Vllazninë pas aktivizimit me Varazhdinin dhe Karlovacin në Kroaci. Vuk do të përfitojë 3250 euro në muaj, teksa në total shifra është 13 mijë euro. I fundit nga të huajt dhe që paguhet më pak është mesfushori nga Andorra, Sergi Moreno. 26-vjeçari do të përfitojë 3125 euro në muaj dhe në total 12.500 euro.
Shitjet - Gjatë periudhës së merkatos, klubi shkodran ka përfituar 150 mijë euro nga shitja e dy futbollistëve më të mirë: Armando Vajushi dhe Xhevahir Sukaj. I pari firmosi për Liteksin në Bullgari dhe nga ky transferim Vllaznia përfitoi 100 mijë euro. Nga ana tjetër, Sukaj nënshkroi për klubin iranian Sepahan dhe Vllaznia mori si dëmshpërblim nga lojtari 50 mijë euro. Në janar shkodranët nuk kanë shpenzuar as gjysmën e këtyre të ardhurave.
RROGAT E LOJTARËVE TË HUAJ TË VLLAZNISË
Nenad Bërnoviç – 5500 euro në muaj
Ivan Jablan – 3750 euro në muaj
Gordan Vuk – 3250 euro në muaj
Sergi Moreno – 3125 euro në muaj
RROGAT E LOJTARËVE TË RINJ TË VLLAZNISË
Arsen Hajdari – 40.000 lekë në muaj
Edon Hasani – 40.000 lekë në muaj
Jurgen Gjini – 35.000 lekë në muaj
Abaz Karakaçi – 20.000 lekë në muaj
Florind Bardulla – 20.000 lekë në muaj
Bekim Dema – 20.000 lekë në muaj