Vllaznia e ka nisur ne mënyrën me te keqe fazën e dyte te superliges ne futboll duke humbur përballe Laçit ne startin e javës se XIV. Ne stadiumin e Krujës qe luhej si rezultat i dënimit te Laçit për ti zhvilluar ndeshjet jashtë fushe dhe pa pranine e tifozëve deri ne fund te sezonit, kurbinasit fituan me rezultat minimal 1-0, por mjaftueshëm për te dale nga kjo ndeshje me tre pike.

Golin e vetëm për skuadrën e Përparim Daiut e shënoi Vilfor Hysa qe ne minutën e 6-të te takimit. Edhe ne këtë sfide shkodranet treguan se kane shume probleme ndërkohe emrat e merkatos se janarit te afruar ne skuadër si Bernovic Jablan Moreno e Vuk nuk treguan asgjë ne këtë takim.

Tekniku i kuqebluve Rudi Vata nuk po arrin te gjeje formulën fituese duke pësuar humbjen e dyte te vitit pas asaj ne kupe kundër Flamurtarit. Me këtë fitore Laçi barazoi Kamzen me pike 14-te, ne vendin e 9-te, pasi 6-pike i janë hequr nga komisioni i disiplinës. Ndërsa Vllaznia vazhdon te mbaje vendin e 8-të ne kuotën e 17-pikëve.

Vllaznia ka aktivizuar keto lojtare: Vujadinoviç, Gocaj, Smajli, Sykaj, Vuk, Belisha, Popoviç, Bardulla (Brnoviç 46′), Hasani, Hajdari (Gjini 55′), Jablan

Albaniasoccer.com