Ekipi shkodran e ka shtyrë edhe sot nisjen drejt Ulqinit ndonëse këtë herë të gjitha gjërat kanë qenë gati. Edhe baza materiale ka mbërritur por arsyeja e shtyrjes këtë herë ka qenë një ndeshje miqësore që Vllaznia do të zhvillojë pikërisht ditën e nesërme me ekipin e Prishtinës. Ka qenë ky I fundit që e ka kërkuar një gjë të tillë dhe për rrjedhojë shkodranët I janë përgjigjur pozitivisht.
Ndeshja do luhet në orën 14.30 të së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kjo është hera e tretë që mes këtyre dy ekipeve zhvillohet një miqësore. Herën e parë kanë luajtur në Shkodër, të dytën në Prishtinë në qershor të këtij viti dhe tashmë është hera e tretë. Menjëherë pas kësaj miqësoreje, Vllaznia do të niset drejt Ulqinit më në fund, pas shtyrjeve të herëpashershme

Komentet