Ne Shkoder, Vllaznia ka fituar 2-1 miqesoren e zhvilluar te Shtunen paradite ne fushen sportive "Reshit Rusi" ndaj Beselidhjes, fqinjeve nga Lezha. Takimi ka perfunduar me fitoren e Vllaznise, kur te tre golat u shenuan ne pjesen e pare.
Dy golat e Jurgen Gjinit dhe Bekim Demës, kanë zhvleftësuar golin e vetëm të lezhjanëve shënuar nga shkodrani Arenc Dibra, duke bërë kështu që Vllaznia të fitojë me rezultatin 2-1 miqësoren e luajtur paraditen e sotme ndaj Besëlidhjes së Lezhës. Ndeshja eshte zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte ndjekur nga nje numer I konsiderueshem tifozesh.
Trajneri Rudi Vata ka hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë me portierin Vujadinoviç në portë, për të vazhduar me Gocajn, Petroviç, Belishën e Popoviç në mbrojtje, me Smajlin, Karakaçin, Demën e Hajdarin në mesfushë dhe Vajushin e Gjinin në sulm. Do të ishte pikërisht sulmuesit Jurgen Gjini ai që do të shënonte golin e parë të ndeshjes në minutën e 29-të pas një krosi të bukur të Hajdarit nga e majta. Katër minuta më vonë, do jetë mesfushori 18 vjeçar Bekim Dema që me të majtën e tij do shënonte një gol shumë të bukur me një goditje të saktë nga jashtë zone duke dyfishuar rezultatin. Pas këtyre dy golave të Vllaznisë, do të vinte edhe goli I Besëlidhjes me anë të sulmuesit shkodran Arenc Dibra që do shënonte në minutën e 38-të një gol shumë të bukur. Pjesa e parë e ndeshjes do mbyllej 2-1 por edhe në pjesën e dytë nuk do ketë më asnjë gol tjetër. Trajneri I Vllaznisë Rudi Vata në këtë pjesë loje ka aktivizuar 12 futbollistë të tjerë në fushën e lojës por duhet pranuar që tek ata u vërejtën jo pak probleme duke mos bërë asnjë diferencë në fushën e lojës dhe nga kjo stafi I Vllaznisë sigurisht që nuk ka mbetur shumë I kënaqur.

Shkodra Sport