Tomori Beratit ka marre tre pike te arta ndaj Vllaznise duke u rikthyer ne luften per mbijetese. Ndeshja e luajtur ne stadiumin e Kucoves, kishte kthyer ne stadium pas dy muajsh tifozerine e zjarrte beratase e cila duhet thene se ka qene nje ndihme shume e madhe per te besuarit e Memushit.
Shkodranet nga ana e tyre kane bere nje ndeshje te mire pavarsisht problemeve qe po kalojne. Drejtuesit e Vllaznise kane rezerva per gjykimin qe i kane anulluar dy gola per pozicion jashte loje.
Persa i perket takimit ne fushe duhet thene se ka qene nje ndeshje shume e luftuar por e vendosur nga nje gol i Endri Bakiut ne minuten e 55-te.
Me kete fitore Tomori barazoi me pike Apolonine duke u ngjitur ne kuoten e 8-te pikeve, ndersa Vllaznia ngelet ne vendin e nente me 14-te pike.
Vllaznia ka aktivizuar Vujadinoviç, Gocaj, G. Muça (Dema 77’), Sykaj, Vajushi, Karakaçi, Shaba (Markolaj 46’), Belisha, Gjini, Nimani (Erkoceviç 62’), Hajdari.
Vata: Gjykim i dobët, dy golat tanë ishin të rregullt
“Jam i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes. Mendoj se shënuam dy gola të rregullt. Gjithsesi, janë komisionet përkatëse ato që duhet të gjykojnë me paanshmëri pretendimet që kemi për këtë ndeshje. Jam i bindur që me lojë ishim më lart se kundërshtari. Kemi dominuar me raste dhe me përqindje të përdorimit të topit. Humbëm vetëm me rezultat. Kemi një skuadër që luan futboll të pastër.
Kishte shumë dylyftime të ashpra dhe përtej limiteve. Pamë ndërhyrje të rrezikshme të futbollistëve beratas. Terreni dhe kushtet e stadiumit ishin të mira. Nuk ndikuan në humbjen tonë, derisa shënuam dy gola, që na u mohuan pa të drejtë. Mendoj se nuk kemi probleme në repartin e sulmit.”