Vllaznia nuk ka nisur dot si duhet aventuren e re me trajnerin Rudi Vata dhe ne nje ndeshje dramatike ka marre vetem nje pike pas nje barazimi 3-3.

Ndeshja ka zgjatur per 113-te minuta pas ndalesave te gjata ne pjesen e dyte dhe incidenteve te shkaktuara qe detyruan gjyqtarin te zgjaste shume me teper nga normalja lojen.

Ne pjesen e pare fale nje loje me te mire Vllaznia ka mundur te fitoje nje penallti qe u kthye ne gol nga Sukaj ne minuten e 33-te. Miqte nga Ballshi kane protestuar shume pasi per ta penalltia nuk ishte. Trajneri Shensoi u largua ne shenje proteste nga stoli. Loja me pas vazhdoi normalisht.

Ne pjesen e dyte pasi Dimo barazoi me penallti ne minuten e 48-te ndersa Sukaj riktheu avantazhin dy minuta me vone.

Kur dukej se do mbaronte keshtu Bylisi arriti te barazonte serish rezultatin ne minuten e 84 me ane te mbrojtesit Dushan Popovic.

Me pare ndeshja ishte nderprere per disa incidente dhe demtime. Nje tifoz i Vllaznise u fut ne fushe dhe tentoi te godiste nje lojtar te Bylisit ndersa portieri Vujadinovic mbeti i demtuar per disa minuta.

Kur takimi po mbaronte nje dyluftim i ashper mes Popovic dhe Dimos demtoi rende keta dy lojtare dhe mjeket e dy ekipeve ben te mundur qe te mos kishte pasoja shendetesore per te dy.

Ndeshja rifilloi pas shume minutash dhe sapo nisi Bylisi gjeti golin me ane te Ristevskit qe perfitoi nga nje gabim fatal i Smajlit. Ne minuten e 113 Vajushi riktheu barazimin dhe me kaq perfundoi ky takim.

Te dyja ekipet moren nga nje pike qe pak i vlen ne klasifikim. Vllaznia e Rudi Vates ngelet ne vendin e shtate me 11-te pike ndersa Bylis ne vendin e 11 me 8-te pike.

AlbaniaSoccer.com

Komentet