Uefa ka pohuar se kjo ndeshje eshte luajtur me shuma te medha per fitoren e Kastriotit, por dhe per shenimin e tre golave.
Dyshimet per kete sfide linden qe diten e ndeshjes, por nuk pati asnje reagim te metejshem. Duke u munduar te mbulohej gjithcka. Administratori i Vllaznise Kujtim Shaba menjehere mbas ndeshjes deklaroi qe kishte fakte mbi trukimin e ndeshjes. FSHF kerkoi qe Shaba te sillte provat per trukim, ne te kundert do te ndeshkohej me pezullim. Dicka e tille ngeli ne harrese deri tani kur UEFA ka senjaluar per trukime te kesaj ndeshje.
Ne lidhje me kete ceshtje presidenti i FSHF-se, Armando Duka deklaroi ne menyre te habitshme se :
“Hetimi mund te kete nisur nga federata e jo nga Uefa. Aty ku ka nevoje per hetim, organet duhet te hetojne dhe te japin nje pergjigje. Kerkese per hetim nga Uefa nuk mund te vij ketu, kerkesat per hetim i bejne vete organet e FSHF-se. Nga Uefa mund te kete mberritur ndonje informacion apo mbeshtetje e hetimeve te nisura nga FSHF-ja”.
Hetimet e nisura deri me tani nga federata per ceshtjen e trukimit te ndeshjeve kane qene disa, por asnjehere nuk eshte marre ndonje mase. Gjithcka do te kuptohet se hetimi behet per sy e faqe kurse ne te vertet nuk publikohet asnje rezultat.