Per Flamurtarin ndeshja nisi shume shpejt dhe goli i pare u shenua ne minuten e 3-te nga Gerhard Progni. Vujadinovic gaboi ne me nje grushtim te topit qe ngeli ne rremuje dhe me pas u kthye ne gol nga mesfushori vlonjat. Shkodranet protestuan shume tek anesori pasi per ta Hysa ishte ne pozicion jashte loje. Gjyqtari nuk e mendonte keshtu dhe loja rifilloi.
Pas pak minutash Sukaj goditi traversen dhe ai ishte me i rrezikshmi per miqte nga Shkodra ndersa per Flamurtarin Hysa ishte nje rrezik konstant.
Me fillimin e pjeses se dyte loja behet akoma edhe me interesante. Vllaznia fillon te behet me kerkuese por Sukaj dhe Vajushi izolohen nga Rajovic e Veliu. Ne nje rast ideal Sukaj me porte te boshatisur pas nje gabimi te portierit dhe mbrojtesit vlonjat humb mundesine per te barazuar.
Per Flamurtarin me te rrezikshem jane Progni dhe Hysa. Sulmuesi tjeter Brkic tregoi nje forme te dobet dhe Lutaj e zevendesoi. Shkodranet provuan nga krahet por dhe aty gjeten veshtiresi per te rrezikuar seriozisht porten e Spahos. Per ta ndeshja thuajse mbaroi ne minuten e 83-te kur mbrojtesi Arsen Sykaj pas nje faulli si lojtar i fundit mori karton te kuq dhe la me 10-te veta ne fushe skuadren e tij.
Deri ne fund rezultati ngeli i pandryshuar dhe Flamurtari pas kesaj fitore u ngjit ne kuoten e 12 pikeve po aq sa Teuta e vendit te pare me nje ndeshje me pak, ndersa Vllaznia ngel ne kuoten e 7-te pikeve ne vendin e tete ne klasifikim.
Komentet