Ekipi i Vllaznisë ka fituar 3-2 ndeshjen e parë ndaj Butrintit, ndeshje që është luajtur dje pasdite në Sarandë.
Trajneri Josa e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Gjokoviç, Tafa, Danaj, Petroviç, Popoviç, Bardulla, Muça, Karakaçi, Shaba, Gjini, Hajdari.
Në pjesën e parë, kanë kaluar të parët në avantazh sarandiotët, më pas ka barazuar Gjini për Vllazninë në minutën e 11-të dhe sërish janë vendasit që shënojnë edhe golin e dytë dhe pjesa e parë kësisoj mbyllet 2-1 për Butrintin.
Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Nimani e Erkoçeviç dhe gjërat kanë ndryshuar.
Fillimisht ka barazuar rezultatin Erkoçeviç në minutën e 60-të të ndeshjes dhe më pas është mbrojtësi Danaj ai që shënon edhe golin e tretë dhe gjithçka mbyllet 3-2 për Vllazninë që është thuajse e kualifikuar për në turin tjetër të kupës së Shqipërisë.
Ndeshja e kthimit luhet te merkuren e ardhshme ne Loro Boriçi.

Komentet