Vllaznia e ka nisur si mos me mire kampionatin me nje fitore spektakolare kunder Lacit. Ndeshja e zhvilluar ne Loro Borici ne oren 16:00 fillimisht ka nisur me nje feste te bukur ne nder te Grimes dhe Licit qe lane sot futbollin.
Pjesa e pare ka folur per miqte nga Laci qe jo vetem kane shenuar por kane pasur raste te pastra per te ndeshkuar vendasit. Portieri malazez Vujadinovic ka qene ne dy raste shpetimtari i portes se tij. Ne fund te pjeses se pare ka qene shqiptaro maqedonasi Burhan Emurllai ai qe ka shenuar golin e avantazhit te perkohshem per djemte e Nevil Dedes.
Ne pjesen e dyte ka menduar Xhevair Sukaj per ta zgjidhur dhe permbysur rezultatin. Tripleta e tij spektakolare ka ngritur ne kembe stadiumin Loro Borici dhe tifozet e shumte shkodran.
Vllaznia ka zhvilluar nje loje mjaft te mire por goli i pare ka vonuar pak. Sukaj ne minuten e 73-te me nje kthese spektakolare ka barazuar rezultatin. Lacianet nuk kane pasur force te reagojne dhe kete e shfrytezuan djemte e Joses. Ne minuten e 80-te serish Sukaj ka shenuar golin e dyte dhe ne minuten e 90-te serish ai ka shpikur nje parabol spektakolare duke mos lejuar Vashakun ta ndaloje topin per te shkuar ne porte.
Vllaznia eshte konfirmuar si nje skuader pretendente duke bere detyren mjaft mire ne shtepi ndaj Lacit, nje skuader simpatike qe shikohet si force e katert ne kampionat.