Dorëheqja e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushja, duket se nuk do të ndikojë aspak në funksionimin e Vllaznisë së sezonit të ri futbollistik. Kjo shihet qartë në hapat që po ndërmerr klubi shkodran për vazhdimësinë e tij, si dhe konkretisht në pjesëmarrjen e sezonit të ri futbollistik.

Një nga elementet më të rëndësishëm, ai i shndërrimit në SH.A, është realizuar në orët e paradrekes së sotme, kur Këshilli Bashkiak miratoi vendimin në fjalë, që i hap rrugë skuadrës kuqeblu, të liçencohet dhe të regjistrohet pranë institucionit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërsa, me hyrjen e menjëhershme në merkato, tregon qartë angazhimin që bashkia ka marrë në drejtimin e futbollit shkodran. Gavriel Petroviç quhet futbollisti i ardhur nga Mali i Zi, që firmosi sot mbasdreke për Vllazninë. Prezantimi i shtatlartit të ardhur nga ekipi Zeta i Malit të Zi, u bë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” në prezencë të nënkryetarit të bashkisë, Ridvan Troshani, si dhe të administratës së klubit Vllaznia.

Në bazë të pikave të kontratës, Petroviç do të qëndrojë një vit në dispozicion të Vllaznisë, ndërkohë që në mbyllje të sezonit, të dy palët do të diskutojnë përsëri për mundësinë e zgjatjes së kontratës.

Komentet