Elton Grami eshte duke gjetur nje tjeter skuader per te luajtur pasi nuk arriti ta bente kete me Skenderbeun. Ish mbrojtesi i Flamurtarit eshte shume afer akordit me Vllaznine. Trajneri Josa e kerkon si perforcim per mbrojtjen dhe drejtuesit e Bashkise jane gati ta afrojne Gramin ne ekip. Kete jave do te zgjidhet kjo levizje sepse palet kane rene dakort me njera tjeter per te firmosur nje kontrate. Grami u transferua nga Flamurtari te Skenderbeu por me zhurmen e madhe qe bene tifozet korcar drejtuesit qe e afruan u detyruan ta largonin ate si te padeshiruar edhe pse eshte nje futbollist me shume vlera.
Komentet