Vetem disa dite me pare ish presidenti i Vllaznise Valter Fushaj kishte paralajmeruar per nje doreheqje te tij ne rast se bashkia e Shkodres nuk do te permbushte detyrimet e saj financiare dhe kjo eshte kthyer ne realitet diten e sotme.

Valter Fushaj ka pasur nje takim me kryetarin e bashkise Lorenc Luka, i katerti brenda pak kohesh, por  kryetari i bashkise nuk eshte terhequr nga e tija duke mos dhene asnje rruge zgjidhje dhe duke qene mjaft i prere.

Pas nje kohe te gjate ne krye te Vllaznise, Valter Fushaj  i eshte dashur te vetedorehiqet. Ne konferencen per shtyp ai deklaroi se :

“Me vjen shume keq qe me duhet te marre kete vendim duke u vetedorehequr si president i klubit te futbollit te Vllaznise. Deshiroja te qendroja ende, por kryetari bashkise Lorenc Luka e ka bere te pamundur qendrimin tim ne krye te klubit. Fondet e ofruara nga bashkia per kete sezone jane me te voglat ne 20-vitet e fundit. Nuk e di kush eshte deshira e kryetarit, te me largoje mua apo te shkatarroje djepin e futbollit Shqipetar, Vllaznine. E komplentoje se ja arriti te me largoje. Shpresoj qe ekipi yne i zemres te mos kete fatin e shume ekipeve te tjere te Shqiperise qe po shkatarrohen e po enden rrugeve si  endacake duke fshire nga historiku i tyre gjithcka qe kane dhene per futbollin Shqipetare”.

Komentet