Java e 6-te: Flamurtari - Vllaznia 1-0
Eshte zhvilluar sot ndeshja emocionuese mes Flamurtarit dhe Vllaznise. Ky takim vuri perballe njera tjetres dy skuadra qe kete vit kane synime per te fituar titullin kampion. Shkodranet vinin me mungesa ne Vlore ndersa vendasit e trajnerit Lutaj me nje skuader te plote. Per Flamurtarin ndeshja nisi shume shpejt dhe goli i pare u shenua ne minuten e 3-te nga Gerhard Progni. Vujadinovic gaboi ne me nje grushtim te topit qe ngeli ne rremuje dhe me pas u kthye ne gol nga mesfushori vlonjat. Shkodranet protestuan shume tek anesori pasi per ta Hysa ishte ne pozicion jashte loje.