Edon Hasani merr ofertë nga Vllaznia
Mesfushori konfirmon bisedimet me shkodranët dhe është në pritje të një takimi me drejtuesit.
Mesfushori konfirmon bisedimet me shkodranët dhe është në pritje të një takimi me drejtuesit.
Sukaj ka deklaruar se Vllaznia mbetet një opsion, por drejtuesit ende nuk kanë biseduar me të. Në kampionatin e fundit Vllaznia ka shënuar 27 gola në 36 ndeshje të zhvilluara, me një mesatare shumë të dobët. Mjafton ky fakt për të treguar se ecuria e saj nuk ka qenë aspak e mirë. Nga ana tjetër, ky numër i paktë golash, vërteton atë se kuqeblutë nuk e kanë më “njeriun- gol”. Një i tillë natyrisht që ka qenë Vioresin Sinani, legjenda e Vllaznisë. Mjafton të kujtojmë një fakt: në sezonin 2003-04, ky futbollist, në 35 ndeshje, ka shënuar 36 gola! Pas tij kanë qenë edhe sulmues të tjerë që kanë lënë gjurmë, Salihi, Sukaj e Balaj.
Ditën e djeshme drejtuesit më të lartë të klubit Vllaznia por edhe ato të Akademisë, janë nisur drejt Gjermanisë. Arsyeja është bisedimet me një firmë e cila merret me tregtimin e bazës materiale në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për veshjen edhe të ekipit të parë por edhe të gjithë ekipeve të Akademisë Vllaznia. Kalamishi, Grima e Neziri do të jenë deri nga fundi i javës atje dhe mendohet që të arrijnë marrëveshjen e duhur për sezonin e ardhshëm. Klubi shkodran në këtë mënyrë ia ka nisur nga e para përgatitjet për të ardhmen.
Mesfushori i Flamurtarit është në dëshirat e drejtuesve shkodranë, por ka kontratë me vlonjatët. “Më ka telefonuar trajneri Zmijani dhe do ta takoj gjatë këtyre ditëve”. Erjon Vucaj është dëshira e madhe e Vllaznisë në këtë merkato vere. Edhe pse janë në dijeni që skuadra e Flamurtarit ka nën kontratë mesfushorin, drejtuesit shkodranët e kanë emrin e lojtarit në krye të listës së merkatos. Një gjë të tillë e ka deklaruar kohë më parë për “Sport Ekspres” administratori i klubit Neritan Kalamishi, ndërkohë që edhe tani ndan të njëjtin mendim, kur pohon për “Sport Ekspres”, se Vllaznia do të bëjë gjithçka për kthyer në “shtëpi” mesfushorin Vucaj. Sipas Kalamishit, ata janë të vetëdijshëm që marrja e afrimi i Vucajt te Vllaznia ka një kosto jo të vogël financiare, por një gjë të tillë nisur nga pesha dhe kontributi që pritet të japë ai për skuadrën kuqeblu, po shihet me përparësi nga ana e Bordit Mbikëqyrës për të siguruar shumat e nevojshme në këmbim të rikthimit të tij me uniformën e skuadrës së qytetit të tij. Jo vetëm për Vucajn, por edhe për disa emra të tjerë, brenda dhe jashtë vendit të programuar në këtë merkato, klubi Vllaznia pritet të mbështetet edhe nga ndonjë sponsor të cilët për sezonin e ri futbollistik kanë deklaruar se do të jenë pranë skuadrës. Deklarata – “Unë e kam thënë edhe herë të tjera sa herë që është lakuar emri im për t’u bërë pjesë e Vllaznisë, që dëshira e ime asnjëherë nuk ka munguar që ta vesh sërish këtë fanellë”, shprehet Vucaj nga plazhi i Velipojës ku po kryen disa ditë pushimi nën shoqërinë e një rrethi të afërt shokësh, mes të cilëve edhe sportistë. Sipas tij, nëse deri më tani nuk është arritur një gjë e tillë, pengesë janë bërë skuadrat e tjera që kanë këmbëngulur më tepër për të pasur shërbimin e tij, ku në këtë rast vlen të përmendet sidomos presidenti i Laçit Pashk Laska, i cili e ka pasur Vucajn një ndër lojtarët e preferuar. Edhe për rastin konkret Vucaj thotë se interesimi i Vllaznisë vazhdon të jetë prezent dhe për këtë krahas deklaratave mediatike të administratorit të klubit kuqeblu Neritan Kalamishi, ai bën të ditur se ka pasur edhe një telefonatë me trajnerin aktual të Vllaznisë Luan Zmijani. Vucaj thotë se kjo telefonatë e Zmijanit ka qenë rreth një muaj më parë, por duke qenë se atëherë të dy palët ishin të angazhuar me javët e fundit të kampionatit, biseda u la të zhvillohej në momentin më të përshtatshëm pas mbylljes së sezonit. “Në këto kushte, duke qenë se për disa ditë do të jem këtu në Velipojë shpresojmë të gjejmë kohën dhe momentin e duhur që takimi dy palësh mes nesh të realizohet”, thotë Vucaj duke mos nguruar të vlerësojë interesimin e teknikut Zmijani. Nga mënyra se si shprehet, duket qartë se Vucajt nuk i mungon dëshira për një rikthim në Shkodër, aq më tepër që një gjë të tillë ia kërkojnë prej kohësh edhe vete tifozët, pa lënë mënjanë edhe familjen. Megjithatë, Vucaj sërish nxjerrë në skenë kontratën që e ka të lidhur edhe për një vit me Flamurtarin, gjë për të cilën duhet të merren vesh të dy klubet përkatëse. Gjithsesi, për Vucajn, problemi në fjalë ka kohë për t’u zgjidhur, pasi stërvitjet me Flamurtarin i nis në ditët e para të korrikut, periudhë kjo e favorshme edhe për Vllazninë, që njihet edhe me rezultatet e zgjedhjeve vendore.
Në grupin e lojtarëve të rinj që pritet të përfaqësojnë Vllazninë e sezonit futbollistik 2015-2016, bën pjesë edhe 19-vjeçari Arlind Kalaja. Futbollisti i dalë nga akademia e shkodranëve ka bërë një paraqitje mjaft të mirë me ekipin, deri në momentin e dëmtimit, duke u konsideruar nga specialistët e futbollit si një ndër zbulimet e kampionatit të shkuar. Gjithsesi lojtari duket se ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore dhe do të jetë gati për të nisu nga seancat stërvitore. Ky është një lajm i mirë për trajnerin Luan Zmijani, pasi Kalaja pritet t’i japë më shumë ritëm repartit të sulmit, por edhe mesfushës sepse jo pak herë ai është alternuar edhe në rolin e një mesfushori krahu, duke bërë një paraqitje të mirë dhe qenë një problem serioz për mbrojtjet kundërshtare. Zmijani, i njeh mjaft mirë aftësitë individuale që disponon Kalaja, pasi ashtu si edhe disa të tjerë të këtij brezi e ka pasur pjesë e ekipeve të Akademisë që ka drejtuar sezonin e kaluar. Dëmtimi – Ka qenë një seancë e zakonshme stërvitore në fushën sportive të Shtojit, kur gjatë një përplasje të papërfillshme me kolegun e tij Veçaj, në një mini-ndeshje brenda grupit që do të sillte edhe dëmtimin e 19-vjeçarit. Fillimisht nuk u konstatua për ndonjë problem të rëndë, por një ditë më pas lojtari filloi të kishte dhimbje dhe simptoma të tjera dëmtimi, çka e detyroi atë të evitojë stërvitjen me grupin, ndërkohë që pas diagnostikimit me stafin mjekësor u konstatua se dëmtimi në ligamentin kroçiat anterior ishte serioz. Falë interesimit, jo vetëm të klubit të futbollit Vllaznia, por edhe të familjes së tij, Kalaja gjeti përfundimisht në Tiranë pranë spitalit italian “Salus”. I asistuar nga fizoterapisti i kuqebluve, Ilirjan Haxhaja lojtari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale e cila rezultoi e suksesshme. 4 Muaj i është dashur Kalasë që të rikuperohet dhe të jetë gati për të zbritur sërish në fushën e blertë. Ok Futbollisti 19-vjeçar është një alternativë e mirë për trajnerin Zmijani, pasi mund të luajë si sulmues i parë, por edhe si mesfushor krahu.
Edhe në mbledhjen e sotme, që pritej të ishte e fundit për këshillin aktual të Bashkisë Shkodër, nuk kanë munguar debatet dhe akuzat. Kur dukej se gjërat po shkonin ashtu si duhet në diskutimin e të gjitha pikave të rendit të ditës, ka mjaftuar marrja e fjalës nga nënkryetari i bashkisë, Ahmet Omi, ajo që i ka hapur rrugë debateve. Omi në fjalën e tij ka bërë të ditur se ishte caktuar nga ana e kryetarit të bashkisë si dhe nga ana e Bordit Mbikëqyrës të Klubit të Futbollit Vllaznia për të menaxhuar situatën në këtë periudhë para dhe pas zgjedhjeve të pushtetit lokal. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer disa prej këshilltarëve, teksa ndonjëri prej tyre kuptohet që kërkonte të dinte se me çfarë kompetencash kryebashkiaku dhe anëtarët e bordit e kishin caktuar atë për të menaxhuar situatën te Vllaznia në këtë periudhë.