Alis Baci, largimi i radhës nga kuqeblutë?
Stafi teknik nuk ka qenë i kënaqur me impenjimin e mbrojtësit të majtë gjatë ndeshjeve të fundit të sezonit Baci mund të zëvendësohet në rolin e tij nga Antonio Marku ose i riu Esin Hakaj
Stafi teknik nuk ka qenë i kënaqur me impenjimin e mbrojtësit të majtë gjatë ndeshjeve të fundit të sezonit Baci mund të zëvendësohet në rolin e tij nga Antonio Marku ose i riu Esin Hakaj
Mesfushori shkodran ka pasur edhe një vit kontratë, por duket se nuk është në planet e trajnerit Nuk dihet destinacioni i Bekim Demës, ai thjesht është shkëputur nga Vllaznia
Administratori Kalamishi garanton tifozërinë kuqeblu se shumë shpejt do të shikojnë një skuadër që të renditet mes më të mirave të Superligës I sapo kthyer nga dy shërbimet e njëpasnjëshme që pati në Gjermani dhe Itali së bashku me kolegët e tij Grima dhe Neziri, administratori i klubit të Vllaznisë Neritan Kalamishi tregohet i gatshëm të flasë për “Sport Ekspres” në lidhje me situatën më të fundit në kampin kuqeblu. Pikë së pari ai e nis nga marrëveshja e nënshkruar vetëm një ditë më parë me kompaninë e njohur italiane “Onze 11”, me të cilën kanë mbyllur gjithçka në lidhje me furnizimin e bazës materiale të plotë, jo vetëm për ekipin e parë të por për të gjitha skuadrat e akademisë. Nga sa bëhet e ditur pjesë e kësaj marrëveshjeje me kompaninë italianët “Onze 11” ka qenë edhe furnizimi me të gjithë kërkesat e nevojshme për ekipin e futbollit të Vllaznisë për femra, skuadër që është në prag të pjesëmarrjes në Ligës e Kampionëve. Për të gjitha këto shërbime, sipas administratorit Kalamishi, Vllaznia brenda pak ditësh pritet të likuidojë faturën financiare. Por vetë administratori i klubit shkodran zbulon edhe një tjetër marrëveshje të rëndësishme kompaninë “Onze 11”. “Me kënaqësi mund të bëj publik lajmin se nisur nga marrëveshja që nënshkruam, duke filluar nga kampionati i ardhshëm dhe në vazhdim, “Onze 11’’ do të jetë sponsor i klubit të futbollit Vllaznia, që do të thotë se të e gjithë baza materiale për ekipet që disponon klubi kuqeblu do të jetë falas nga kompania italiane”, pohon Kalamishi duke shtuar se në këtë mes, në ndryshim nga disa kompani të tjera që nuk e pranojnë një gjë të tillë, “Onze 11” do të jetë në uniformat e Vllaznisë sipas modeleve dhe ngjyrave që do të parapëlqehen nga vetë klubi shkodran.
Ekipi i parë i Vllaznisë, ai i femrave por edhe të gjithë ekipet e Akademisë Vllaznia do të vishen me "Onze" për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e klubit shkodran kanë arritur paraditen e sotme marrëveshjen me drejtuesit e kësaj kompanie. Këtë e ka konfirmuar për gazeten nga Italia ku i ka zyrat kjo kompani, vetë administratori i klubit shkodran Neritan Kalamishi. "Mund të konfirmoj faktin se gjetëm gjuhën e përbashkët me kompaninë "Onze" për t'iu rikthyer bashkëpunimit që Vllaznia ka patur me të edhe para katër sezonesh. Kemi bërë porosinë dhe në momentin më të parë, materialet do jenë në Shkodër dhe me to do të kompletohen të gjithë ekipet, duke nisur nga ekipi i parë dhe deri tek ekipi i fundit i Akademisë Vllaznia".
Tri skuadra me peshë në Superiore kërkojnë shërbimet e mesfushorit, Tirana, Kukësi dhe Vllaznia. Mesfushori: Ende nuk më kanë bërë ofertën monetare, që do të më bëjë të marr një vendim për të ardhmen Mesfushori Ansi Nika, i cili ka luajtur për 5 sezone te Teuta, tashmë mendon largimin. Në ekipin durrsak ai luajti ndeshjen e parë në sezonin 2010-2011, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë. Sot janë tri skuadra me peshë në Superiore që kërkojnë shërbimet e mesfushorit, Tirana, Kukësi dhe Vllaznia. Për “telesport.al”, shkodrani pohon se më afër ndodhet Vllaznia, ndërsa ka kryer bisedime në distancë me Kukësin dhe Tiranën. Por, vendimmarrja e tij do të vijë kur ofertat të bëhen konkrete. “Është e vërtetë që kam patur bisedime te Tirana, por ka rreth dy javë që ka ndodhur. Lidhjet vazhdojnë në distancë, por pres që të konkretizohet gjithçka, pasi dua të ulem në tavolinë me ta”.
Nga Vllaznia nuk jam larguar asnjëherë me dëshirë dhe këtë e di e gjithë Shkodra. Vllaznia është dhe do të mbetet në zemrën time. Me të nuk kam bërë kurrë pazare. Këtë sezon, Vllaznia fitoi shumë që afroi këto djem të shkëlqyer dhe nuk ka dalë e humbur. Me ta, e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më e sigurtë. Dritan Smalji u largua para kohe nga Kukësi. Iku në heshtje, por ngriti shumë pikëpyetje me një prononcim të tijin pas finales së Kupës së Shqipërisë, të cilën e fitoi Laçi. Lezhjani akuzoi dyshen serbe të skuadrës verilindore, Radanoviç-Gvozdenoviç, si përçarëse të nëkampionëve të vendit. Tashmë, në këtë merkato vere, emri i tij ka nisur të përflitet te Vllaznia, duke qenë se është lojtar i lirë. Për të, një rikthim në Shkodër, ku ka kaluar mrekullisht disa sezone, do të ishte i mirëpritur.