Lajmet nga Vllaznia

Vllaznia pret FSHF-në për liçensimin e fushës “Reshit Rusi”

Vllaznia pret FSHF-në për liçensimin e fushës “Reshit Rusi”

Ky lajm konfirmohet nga vetë klubi kuqeblu, i cili duket i vendosur për t'i shkuar deri në fund kërkesës së bërë, që t’i luajë ndeshjet e para të kampionatit të ri në këtë fushë sportive.Në rast të kundërt, ata do të jenë të detyruar të gjejnë "strehë" tjetër, derisa të ndërtohet përfundimisht stadiumi "Loro Boriçi", ashtu siç bënë edhe në fundin e sezonit të kaluar, kur zhvilluan disa takime larg Shkodrës. Detyrat e lëna më parë nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, në inspektimin që i kanë bërë fushës sportive “Reshit Rusi”, janë përmbushur të gjitha. Për këtë arsye, brenda kësaj jave pritet një tjetër ardhje e tyre në Shkodër, për të parë tashmë ndryshimet e bëra. Ky lajm konfirmohet nga vetë klubi kuqeblu, i cili duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së bërë, që t’i luajë ndeshjet e para të kampionatit të ri në këtë fushë sportive.

Bashkia Shkodër sqaron ofertën e Gjicit për Vllazninë

Bashkia Shkodër e sheh të nevojshme që të sqarojë opinionin sportdashës shkodran dhe më gjerë në lidhje me deklarimet në media të z. Safet Gjici për pretendimet ndaj klubit “Vllaznia”.Bashkia Shkodër dëshiron të theksojë se ajo do të jetë korrekte, transparente dhe e hapur për të trajtuar ligjërisht çdo kërkesë zyrtare nga persona apo palë të interesuara, që duan të kontribuojnë pranë ekipit të futbollit “Vllaznia”

Bashkia Shkodër sqaron ofertën e Gjicit për Vllazninë
Oferta e Gjicit, në Bashkinë Shkodër s’ka kush të merret me të

Oferta e Gjicit, në Bashkinë Shkodër s’ka kush të merret me të

Deri të enjten, ditë kur mbaron afati pesëditor i biznesmenit në fjalë, Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës nuk do të nisë punë. Bashkë me të, as kryetarja e ardhshme, zj. Voltana Ademi.Deri në fundin e kësaj jave, apo edhe në fillimin e javës tjetër, nuk do të ketë asnjë mbledhje. Për rrjedhojë, asnjë shqyrtim të kërkesës së Safet Gjicit Prej momentit të bërjes së ofertës (të paktën publikisht, sepse nuk ka informacion nëse ka mbërritur zyrtarisht në Bashkinë Shkodër), Safet Gjicit i kanë mbetur edhe tri ditë kohë për të marrë një përgjigje. Të paktën kështu shpreson ai. Njëkohësisht, edhe tifozët e shumtë shkodranë që duan një zgjidhje të situatës në të cilën po kalon Vllaznia prej katër vitesh. Megjithatë, me shumë siguri, presidenti aktual i Kukësit nuk do të marrë një përgjigje. Kjo, ngaqë atij nuk ka kush t’ia kthejë atë.

Kreshnik Lushtaku i bashkohet Vllaznisë në Slloveni

I vëllai i mesfushorit Kushtrim Lushtaku, që luajti sezonin e kaluar me Kukësin, do të qëndrojë disa ditë pranë kuqebluve, me idenë për të firmosur më pas me të. Nevoja për marrjen e lojtarëve të tjerë ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të hedhin sytë sërish nga merkatoja. Për këtë arsye, ditën e djeshme është bashkuar me skuadrën në stërvitje në Slloveni edhe sulmuesi kosovar Kreshnik Lushtaku. I vëllai i mesfushorit Kushtrim Lushtaku, që luajti sezonin e kaluar me Kukësin, do të qëndrojë disa ditë pranë kuqebluve, me idenë për të firmosur më pas me të. 20-vjeçari ka qenë golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit kosovar, me 12 gola, dhe konsiderohet një element me shumë të ardhme.

Kreshnik Lushtaku i bashkohet Vllaznisë në Slloveni
Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë, vendos Cicmil (Celje 0-1 Vllaznia)

Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë, vendos Cicmil (Celje 0-1 Vllaznia)

Ka qenë Çinari që është penguar brenda zonës në mënyrë të parregullt nga një mbrojtës dhe gjyqtari ka akorduar 11-metërsh. Këtë herë nuk e ka gjuajtur si zakonisht portieri Dragojeviç, por malazezi tjetër, mbrojtësi Cicmil, i cili është treguar i saktë. Trajneri Zmijani e ka nisur ndeshjen me portierin Dragojeviç, më pas me Gurishtën, Cicmil, Borshin e Markun në mbrojtje, në mesfushë janë aktivizuar Krymi, Kapaklija, Bardulla e Shtubina, ndërsa në sulm ka qenë dyshja Çinari- Kabuni Skuadra shkodrane e ka fituar edhe miqësoren e dytë të luajtur në tokën sllovene. Në përballjen e sotme me ekipin e dytë të Celjes së Sllovenisë, ajo ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0. Autor i golit që i dha fitoren asaj ka qenë Stefan Cicmil, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të dhënë nga gjyqtari për Vllazninë. Trajneri Zmijani e ka nisur ndeshjen me portierin Dragojeviç, më pas me Gurishtën, Cicmil, Borshin e Markun në mbrojtje, në mesfushë janë aktivizuar Krymi, Kapaklija, Bardulla e Shtubina, ndërsa në sulm ka qenë dyshja Çinari- Kabuni.

Vllaznia e nis me fitore përgatitoren e Sllovenisë

Zmijani ka aktivizuar të gjithë futbollistët që ka patur në dispozicion, përfshi edhe shkodranin e ardhur nga Italia, Borshi, i cili luan si mesfushor.Të dielën mendohet që shkodranët të luajnë miqësoren e dytë, megjithatë, ende nuk është mësuar emri i kundërshtarit Vllaznia e ka nisur me fitore serinë e takimeve miqësore që po zhvillon në përgatitoren e Sllovenisë. Në përballjen e sotme ndaj ekipit vendas Dravograd, ajo ka arritur të fitojë me rezultatin 4-2. Kuptohet, niveli i kundërshtarit nuk ka qenë shumë i lartë, ngaqë ai merr pjesë në ligën e tretë të këtij vendi, megjithatë, e rëndësishme është u zhvillua një përballje, e cila do ta ndihmojë stafin teknik për të parë nga afër gjendjen e skuadrës.

Vllaznia e nis me fitore përgatitoren e Sllovenisë