Java e ardhshme, kalendar ferri për Vllazninë
Brenda 3-4 ditëve gjatë javës tjetër, do të ketë dy përballje shumë të vështira, fillimisht të mërkurën ndaj Skënderbeut ndeshjen e prapambetur të javës së parë dhe pastaj në fundjavën që vjen ndaj Partizanit.Ndaj Skënderbeut dhe Partizanit patjetër që duhet tentuar marrja e pikëve, sepse në rast se Vllaznia do të pësojë edhe dy humbje të tjera, atëherë pasojat te skuadra do ishin të mëdha.