Lajmet nga Vllaznia

Java 4: Flamurtari - Vllaznia

Java 4: Flamurtari - Vllaznia

Te dielen ora 19:00 ne qyetin e Vlores do luhet java e 4 e Kategorise Superiore. Vllaznia do udhetoje me synim fitoren pasi kjo ndeshje do jete si nje finale per 2 ekipet pasi te dyja renditen ne vendet e fundit. Vllaznia vjen pas 3 humbjeve rradhazi ne kampionat dhe nje tjeter rezultat negativ do ishte fatale per ekipin.

Bordi i vjetër në fuqi, mbledhje për të ardhmen e Vllaznisë

Pikërisht për këtë arsye, ditën e djeshme, pesë anëtarët e këshillit (bordit) ekzistues, kanë zhvilluar mbledhjen e tyre të radhës, e para pas rreth 4 muajsh. Në të kanë marrë pjesë kryetari Amuli dhe anëtarët Bushati, Heta, Haxhija e Shiroka. Bordi i vjetër kërkon ta mbyllë ashtu si duhet punën e vet dhe për këtë arsye do të mundohet të bëjë më të mirën, duke lënë gjithçka në rregull për këtë klub, në mënyrë që bordi i ri, i cili do të vijë, ta vazhdojë këtë punë edhe më mirë për Vllazninë.

Bordi i vjetër në fuqi, mbledhje për të ardhmen e Vllaznisë
Kupa e Shqiperise: Pogradeci - Vllaznia 1-1

Kupa e Shqiperise: Pogradeci - Vllaznia 1-1

Vllaznia barazon me shifrat 1-1 në Pogradec. Shkodranët, edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të libanezit Kdouh, nuk rezistuan dot deri në fund. Në të 82-ën ka menduar Çekiçi që të baraspeshojë rezultatin, duke u komplikuar jo pak punët kuqebluve për kualifikimin. Ka qenë një duel i luftuar në fakt dhe kjo duket qartë nga të verdhët.

Drejtuesit e Vllaznisë, lojtarëve: Luani si ndaj Partizanit!

Drejtuesit e Vllaznisë, lojtarëve: Luani si ndaj Partizanit!

Grima: "Ju përgëzoj për atë çfarë keni dhënë në fushën e lojës në këtë takim dhe treguat se dini të luani futboll, prandaj e rëndësishme për ju është të luani sërish në këto nivele dhe të mos bini më poshtë” Kalamishi: “Zmijani ka besimin tonë të plotë dhe duhet ta keni të qartë të gjithë këtë gjë, ju dhe ata që flasin lart e poshtë. Ky trajner ju ka zgjedhur të gjithëve ju dhe duhet të punoni fort për të çuar emrin e Vllaznisë aty ku duhet, mos u merrni me thashetheme”