Kupa Shqiperise: Vllaznia - Pogradeci (1-1)
Te merkuren luhet ndeshja e dyte e raundit te pare per Kupen e Shqiperise. Takimi pare i luajtur ne Pogradec eshte mbyllur me shifra barabarta 1-1. Ndeshja mund te zhvillohet ne "Reshit Rusi" ora 15:30
Te merkuren luhet ndeshja e dyte e raundit te pare per Kupen e Shqiperise. Takimi pare i luajtur ne Pogradec eshte mbyllur me shifra barabarta 1-1. Ndeshja mund te zhvillohet ne "Reshit Rusi" ora 15:30
Vllaznia në fund të tabelës jo vetëm nuk është në të mirën e Shkodrës, por as të Shqipërisë. Nuk e di se si mund të ndjehet një kampionat pa Vllazninë. Të dashur bashkëqytetarë të mi, mos e humbisni besimin nga Vllaznia, por ndihmoheni me të gjitha mënyrat që ajo të rikthehet në ditët e saj më të mira.
Trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani ka dhënë dorëheqjën nga drejtimi i ekipit shkodran sëbashku me stafin e tij. Pas pesë humbjeve radhazi në kampionat, tekniku shkodran ka kërkuar të dorëhqiet nga posti i drejtuesit të kuqebluve. Nderkohe sot ne oren 18:00 perballe Bashkise Shkoder, pritet te mbahet nje proteste masive, ku kerkohet shkarkimi i dyshes Grima-Kalamishi, dhenia e Vllaznise privatit dhe vendosja ne dispozicion e autobuzave per tifozet.
“Prej kohësh ndjek me shqetësim situatën e Klubit të Futbollit Vllaznia. Shqetësim i vazhdueshëm kanë qenë dhe mbeten rezultatet shumë të dobëta sportive të Vllaznisë, por dhe pretendimet për keqadministrimin financiar dhe teknik të klubit” “Raporti dhe konkluzionet e mbledhjes urgjente të Këshillit Mbikëqyrës kërkoj të paraqiten për t’u shqyrtuar në mbledhjen më të parë të Këshillit Bashkiak”
Nga ana e pjesëtarëve të stafit teknik nuk ka ndonjë koment më shumë, megjithatë mësohet se ditën e hënë është lënë që të ketë një takim me futbollistin për të biseduar për vazhdimësinë. Nga ajo çfarë arrijmë të marrim vesh, në stërvitjen e së premtes, kur trajneri Zmijani nuk ka qenë present, ngaqë ka marrë pjesë në mbledhjen e bordit të klubit, merret vesh që Shtubina ka patur një debat në stërvitje me zëvendëstrajnerin Dibra.
Drejtuesit e klubit shkodran kishin kërkuar në fakt që takimi të luhej në stadiumin "Qemal Stafa", por nga ana e federatës nuk mbërriti asnjë përgjigje deri në orët e vona të pasdites së sotme Problemi i vonesës së gjetjes së një stadiumi për të luajtur këtë ndeshje ka ardhur ngaqë shkodranët, duke menduar se nesër në Pukë luhet Tërbuni-Partizani dhe me nisjen e reshjeve, parashikojnë një terren të rënduar të fushës