Nesër zgjidhet Bordi i ri i Vllaznisë. Admir Teli anëtar i tij?!
Mesditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e shumëpritur e Këshillit Bashkiak Shkodër në të cilën priten të diskutohen shumë gjëra për Vllazninë dhe futbollin. Një pikë e rendit të ditës mund të jetë edhe aprovimi dhe miratimi përfundimtar i kontratës së stadiumit në mes Bashkisë dhe FSHF-së. Nga ana tjetër, do ketë diskutime për dy pika të tjera sa i takon çështjes së Vllaznisë ku në të parën do të miratohet dorëheqja e pesë këshilltarëve të mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës të klubit dhe më pas do të kalohet tek zgjedhja e Bordit të ri