Lajmet nga Vllaznia

Vllaznia-Teuta ende pa stadium, FSHF nuk vendos

Federata kohë më parë udhëzoi drejtuesit e klubit shkodran për të bërë disa investime, në mënyrë që t'ua licensonte këtë fushë, por tashmë nuk u kthen përgjigje Deri në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, nga zyrat e këtij institucioni nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ndoshta drejtuesit e saj kanë qenë të zëna me ndeshjet e ekipeve kombëtare

Vllaznia-Teuta ende pa stadium, FSHF nuk vendos
Vllaznia, Soza dhe Krymi janë mungesa të sigurta

Vllaznia, Soza dhe Krymi janë mungesa të sigurta

Mbrojtësi i djathtë, Polizoi Arbri, që mungoi edhe në Korçë, në ndeshjen e kaluar, duket se ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin që ka patur dhe është në pikëpyetje, nëse do të luajë ndaj Teutës. Në dyshim është edhe mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, i cili ka edhe problem dëmtimi. Të sigurtë për këtë, deri më tani, janë dy prej tyre: sulmuesi Soza dhe mesfushori Krymi. I pari ka një problem muskular në kofshën e djathtë dhe mjekët i kanë rekomanduar pushim për disa ditë, ndërkohë që i dyti ka ndier shqetësime në muskujt e barkut. Trajneri Grima duhet t'i bëjë planet pa ato për takimin e rradhës.

Grima-lojtarëve: Duhet më shumë harmoni!

Tre malazezët i sheh duke qëndruar shumicën e kohës sëbashku, po ashtu edhe Sozën me Martinez, tre kosovarët po ashtu bashkë e të njëjtën gjë edhe Haxhibuliç me Kdouh Njeriu që drejton kuqeblutë i ka kërkuar ditët e fundit kapitenit Shtubina dhe përmes tij, gjithë të tjerëve, të jenë më të lidhur me njëri-tjetrin

Grima-lojtarëve: Duhet më shumë harmoni!
Firmos Prefekti Radovani, Vllaznia bëhet me lekë

Firmos Prefekti Radovani, Vllaznia bëhet me lekë

Nisur nga kjo, mëngjesin e sotëm të gjithë futbollistët janë grumbulluar para zyrës së Prefektit, me idenë e zgjidhjes së kësaj çështjeje, por nga sa merret vesh, nuk ka qenë fare e nevojshme, sepse Radovani e ka firmosur atë shkresë në orët e vona të pasdites së djeshme. Me të marrë vesh këtë lajm, futbollistët kanë marrë frymë lehtësisht, ndërkohë që shkresa e firmosur nga Prefekti më pas ka kaluar në Bashki. Kjo e fundit do të kalojë fondin prej 193 milionë lekësh të vjetra te Thesari dhe prej tij, në llogarinë e klubit “Vllaznia”.