Vllaznia me mungesa, Cungu mendon ndryshime për ndeshjen me Laçin
Kështu, reparti i mbrojtjes do të ketë sërish futbollistë që mungojnë. Vrapi ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë dhe për këtë arsye është i pezulluar për këtë takim. Përveç ndryshimeve në mbrojtje, priten ndryshime edhe në mesfushë, por edhe në sulm. Kuqeblutë ndaj kurbinasve mendohet të luajnë me dy sulmues.