Shtohen problemet për Vllazninë, lojtarët vetëm largohen
Marko Cetkoviç, pasditen e djeshme ka firmosur në Bosnjë, me ekipin e Sarajevës, ndonëse pak ditë më pare, gjatë vizitës në Shkodër, u kishte premtuar se do të firmoste me Vllazninë. Një tjetër futbollist i planifikuar të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu në sezonin e ri, mbrojtësi beratas, Polizoi Arbri, ka zgjedhur ekipin e Kukësit për vazhdimin e karrierës.