Bicaj: Ndaj Teutes fitore dhe kualifikim
Të mërkurën në orën 14.00 Vllaznia luan në “Loro Boriçi” ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke pasur përballë skuadrën durrsake Teuta. Në pritje të këtij ballafaqimi tekniku Cungu pati në dispozicion tre seanca stervitore, ku e fundit ishte ajo e zhvilluar mesditen e së martes në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”. Një ditë përpara kësaj sfide e cila ka rëndësinë e vetë në lidhje me objektivat që skuadra kuqeblu ka edhe në këtë kompeticion, qëndërmbrojtësi shtatlartë i Vllaznizsë, Ditmar Bicaj u shpreh optimist për një rezultat pozitiv, i cili do t’i hapte kuqebluve rrugën për kualifikimin në gjysëmfinale dhe pse jo më pas për të pretenduar edhe më tej në fitimin e këtij trofeu.