Mbrojtësi Stefan Cicmil është drejt rikuperimit përfundimtar dhe, që në ndeshjen e ardhshme, ndaj Teutës, mund të jetë i gatshëm për lojë. Ky është një lajm i mirë për stafin teknik, sepse po hyhet në një fazë shumë interesante të kampionatit dhe tashmë duhet një kontigjent sa më i plotë lojtarësh. Malazezi u dëmtua në ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Kukësit për kampionat, në Shkodër, pikërisht 5 minuta para përfundimit të lojës. Mjekët konstatuan një zgjatje të ligamentit të gjurit dhe i këshilluan një muaj pushim.