Ja masat e marre per ndeshjen Vllaznia - Tirana
Vllaznia-Tirana, si kurrë në histori, mund të çojë njërën skuadër një kategori më poshtë, ndaj vëmendja është e gjitha në Shkodër, nesër në 17:00.
Vllaznia-Tirana, si kurrë në histori, mund të çojë njërën skuadër një kategori më poshtë, ndaj vëmendja është e gjitha në Shkodër, nesër në 17:00.
Rubin Hebaj, sulmuesi i Vllaznisë, ka dhënë një deklaratës për “Telesport”, ku e cilëson ndeshjen me Tiranën si një finale, të cilën shkodranët duhet ta kalojnë me sukses. Hebaj pranon vështirësinë e ndeshjes, por sipas tij presioni është m ai madh te kundërshtari, të cili i duhet vetëm fitorja.
Tifogrupi Vllaznit Ultras te cilet jane gjithmone ne mbeshtjetje te Vllaznise kane dale ne nje deklarate ku do te kete reagime te ashpra ne rast se arbitri i ndeshjes do te beje tolerime apo gabime te qellimhme kunder ekipit te tyre.
Vllaznia ka humbur me rezultatin e thelle 3-0 kunder ekipit te Laçit. Nga pretendimet per te marre pjese ne kupat e Europes, tashme Vllaznia rrezikon seriozisht qendrimin ne Superlige.
Barazimi i djeshëm 2-2 ndaj Luftëtarit është konsideruar një rezultat zhgënjyes nga tifozët shkodranë, sepse duke e luajtur në "Loro Boriçi" këtë ndeshje, mendohej që ajo do fitohej nga Vllaznia, e cila do të ngjitej në këtë mënyrë në vendin e katërt në renditje.
Sot në Shkodër do të luhet takimi Vllaznia-Luftëtari, i cili pritet të përcaktojë shumë gjëra, sa i takon fatit të vendit të katërt. Në opinion konsiderohet ndeshja e sezonit për kuqeblutë, që me një fitore të mundshme mund të arrijnë objektivin që i kanë vënë vetes. Por trajneri Armando Cungu mendon krejt ndryshe. Ai nuk e konsideron “ndeshje për jetë a vdekje”, por thjesht një përballje të radhës, që duhet fituar: “Unë nuk do ta quaja ndeshje të sezonit këtë përballjen me Luftëtarin. Natyrshëm, ekziston dëshira e madhe për të marrë vendin e katërt në renditje, nisur nga rrethanat që na erdhën në këtë fundkampionati. Duke folur në aspektin profesional, jam shumë i kënaqur me ecurinë e ekipit, sepse pas 6 vitesh nuk e kemi diskutuar kurrë mbijetesën, madje erdhëm në një moment për të kërkuar edhe Europën. Besoj se ky është një progres i dukshëm, ky është një realitet, paçka se dikujt nuk i pëlqejnë këto gjëra dhe nuk duan t’i marrin parasysh.