Vllaznia firmos edhe me sulmuesin Andi Ribaj
Orët e fundit të merkatos së kampionatit shqiptar kanë sjellë një tjetër futbollist tek Vllaznia. Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar, Andi Ribaj. Ai ka mbërritur në Shkodër pasditen e së martës dhe ka mbyllur gjithçka sa i takon marrëveshjes me drejtuesit e klubit, duke hedhur më pas edhe firmën në kontratë.