Lajmet nga Vllaznia

Të papaguar që nga Maji, ja ç’po bëhet me pagat e futbollistëve të Vllaznisë

Të papaguar që nga Maji, ja ç’po bëhet me pagat e futbollistëve të Vllaznisë

Vllaznia vazhdon që të mos paguhet që në muajin maj të këtij viti. Shumë prej futbollistëve të Vllaznisë shprehen se situata në klub nuk është aspak e mirë për shkak se që në muajin maj lojtarët dhe stafi nuk paguhen. Disa prej furbollistëve nuk kanë një rrogë të majme si pjesa më e madhe e lojtarëve ndaj janë të shqetësuar sepse familja e tyre mbahet vetëm me pagën që ata çojnë. Sipas burimevë drejtuesit e klubit disa herë i kanë thënë lojtarëve dhe stafit se shumë shpejt do të dalin rrogat por vazhdojnë vetëm me premtime pa marrë asnjë lekë.

Cungu: Minimalisht Vllaznia duhet të renditet në mesin e tabelës

Në prag të sezonit të ri, trajneri Armando Cungu ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen e parë të kampionatit por edhe për objektivat sezonalë. Merkatoja e zhvilluar ka qenë mendoj pozitive dhe përgjithësisht jam i kënaqur me lëvizjet e bëra ndonëse nuk jemi të plotësuar në të gjithë repartet. Sidomos në mesfushë kemi marrë një fytyrë tjetër dhe shpresoj që të bëjmë një paraqitje ashtu si duhet.

Cungu: Minimalisht Vllaznia duhet të renditet në mesin e tabelës